E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidrocentralet, Stojku: Shkarkime për të normalizuar situatën

TIRANE- KESH po bën shkarkime të ujit në hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës për të shpëtuar digat. Reshjet e dendura të shiut kanë bërë të domosdoshme hapjen e portave. Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Muharrem Stojku deklaron se gjatë ditëve në vijim do të bëhen shkarkime edhe më të mëdha, duke synuar uljen e nivelit të Fierzs deri në kuotat maksimale të lejuara për këtë periudhë të vitit. “Në liqenin e Komanit po shkarkojmë në 900 metra kub për sekondë dhe të njëjtën sasi po shkarkojmë edhe nga liqeni i Vaut të Dejës. Niveli i Fierzës në këto momente është 293.2 metra, prandaj kemi edhe vëmendjen kryesore në Fierzë, ku në ditët e ardhshme parashikojmë të kalojmë në nivelet 290 metra që është niveli normal për rastet. Prandaj do të fillojnë shkarkimet në një masë akoma më të madhe”, deklaroi Stojku. Shkarkimet e ujit janë rruga e vetme që ka KESH për të normalizuar situatën hidrike, ndërkohë që eksporti ka arritur rekordin e 11.5 milion kë/orë në ditë. Drejtori i Keshit-it shpjegon se mbi këtë kuotë nuk mund të eksportohet pasi nuk e përballon dot sistemi. Reshjet e dendura i kanë cuar në 1000 metra kub ujnë në sekondë prurjet në kaskadën e lumit Drin.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›