E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garave me motore kthehet nga Katari ne Europe

Ky mund të jetë ndoshta sporti më spektakolar dhe i rrezikshëm në botë. Bëhet fjalë për garat me motorë dhe ndalesa e radhës do të jetë në Herez de la Frontera të Spanjës, gara e dytë e sezonit të vitit 2012.
Fituesi në Katar ishte Horge Lorenco, kampioni i botës i vitit 2010 dhe një nga pilotët më të mirë në pistën spanjolle, pra në shtëpinë e tij.

 “Unë fitova këtu dy herë në kategorinë 250 kubikë, po ashtu dy herë në Moto GP si dhe pata një podium në 2008. Pra, mund të them se Herez është një nga pistat e preferuara për mua, për stilin tim të pilotimit, por nuk është e mundur të parashikohet se çdo të ndodhë në fundjavë”, deklaroi Lorenco.

Kampioni i botës, Kejsi Stoner, nuk është shumë optimist.

 “Është e vështirë të përsërisësh suksesin në këto kushte. Ne nuk bëjmë testime gjatë javës, ndaj është e vështirë të kuptosh nëse ke bërë ndonjë përmirësim. Pra, do të vazhdojmë kështu siç jemi dhe do të shikojmë rezultatet në fundjavë. Kemi bërë disa ndryshime, shpresojmë të ndikojnë si në vititn 2010”, u shpreh Stoner.

Sërish do të kemi garë mes Jamahës dhe Hondës, ndonëse emri i Valentino Rosit po dëgjohet gjithnjë e më rrallë. Pretendentë në Moto GP janë Stoner i Hondës dhe Lorenco i Jamahës, por edhe spanjolli tjetër, Dani Pedroza po me Honda.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›