E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garda, analizon punën gjatë këtij viti

Sigurimi i personaliteteve të larta të shtetit sidomos gjatë veprimtarisë zgjedhore si dhe zëvëndësimi i kryerjes së shërbimit nga ushtarë në oficerë me pagesë kanë qënë dy sukseset kryesore të Gardës së Republikës së Shqipërisë për vitin 2009. Kjo është bërë e ditur në analizën vjetore të bërë nga krerët e saj.
Kyç i suksesit të gardës kanë qënë edhe bashkpunimi i vazhdueshëm me strukturat e tjera shtetërore. Sipas shefit të shtabit së gardës Mehmet Mucaj shërbimet e mbrojtjes janë shtuar në krahasim me vitin 2008.
Të pranishëm në analizën vjetore kanë qënë drejtori i përgjithshëm i Policisë Hysni Burgaj si dhe zv ministri i Brendshëm Avenir Peka i cili në fjalën e tij ka garantuar mbështetje të kësaj ministrie për vitin e ardhshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›