Vllaznia, Edi Martini, sot pritet prezantim ne Shkoder
SHKODER- Edi Martini pritet të prezantohet sot në Shkodër si trajner i ri i Vllaznisë, megjithëse për këtë nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Martini pritet të zërë vendin e lënë bosh nga Roland Luçi, i shkarkuar pas ndeshjes me Flamurtarin ditën e mërkurë. Edhe pse në moshë të re, ai ka drejtuar disa skuadra në futbollin shqiptar, duke nisur nga Luftëtari apo Laçi. Këtë të fundit madje e ka nxjerrë kampione në Kategorinë e Parë. (s.g/BalkanWeb)