E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, vidhen zyrat e PS-se, Bizhga: Prapavije politike

DURRES- Dhunohen gjatë natë zyrat e PS në qytetin e Durrësit.Mësohet se nga selia është vjedhur një kompjuter laptop si dhe disa pajisje të tjera.Kreu i partisë socialiste të qarkut të Durrësit Gazmir Bizhga i bën apel policisë për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorëve. Sipas tij vjedhja nuk ka qenë ordiner, por ka një prapavijë politike. “Në pamje të parë duket si një veprim ordiner, por nga pikëpamja e bazës së të dhënave që është marrë, veprimi ka qenë selektiv, dhe që lë vend për një hetim më të thellë. Besoj se kjo është kartolina më e mirë e vitit që ky kryeministër mund ti dërgonte PS dhe përgjithësisht opinionit në Durrës.”- deklaron Bizhga në një prononcim për NEWS24. Në emër të socialsitëve durrsake Bizhga bën apel për zbardhjen e ngjarjes nga policia brenda një kohe të shkurtër, në të kundër thotë ai “mbetet serizorisht për tu parë që veprimi është thellësisht politik.”(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›