E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen portat e TEC-it, përmbytje në Tale

Hapja e portave të Hidrocentralit të Ulzës dhe Shkopetit kanë shkaktuar përmbytje në fshatin Tale të Lezhës.
Për pasojë dhjetra shtëpi në këtë fshat janë gjendur nën pushtetin e ujit.

Në disa zona, niveli i ujit arrin në rreth 1 metër. Më të rrezikuar nga situata janë banorët e zonës afër plazhit, pasi prurjet e ujit kanë shembur dy argjinatura pranë hidrovorit. Qindra hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit.

Ndërkaq, gjatë ditës së hënë në Tale ka munguar dhe energjia elektrike, duke nxjerrë jashtë funksionimi hidrovorin. Vështirësi është hasur në lëvizjen e mjeteve dhe banorëve brenda për brenda fshatit, tashmë nën ujë.
Ndërkaq, në Tale, kanë mbërritur, forca të shumta policie, zjarrfikësisht. Në Tale kanë mbërritur dhe forcat e emergjencës civile dhe drejtues vendorë.
Megjithë masat e marra situata vazhdon të mbetet kritike. Probleme të ngjashme po hasen edhe në disa zona të Shkodrës, por ndryshe nga Lezhë, atje nuk ka shtëpi të përmbytura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›