Qeveria jep 23 milionë dollar për “të shpronësuarit” nga legalizimet
12/06/2009 Kryeministri deklaron aktivizimin e letrave me vlerë për legalizimet
Qeveria ka miratuar vendimin për shumën mbi 2.3 miliardë lekësh të reja, ose 23 milionë dollarë për shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informate. Kjo shumë do të alokohet për shpërblimin e të gjithë pronarëve në qarqet e Tiranës, të Elbasanit, të Gjirokastrës dhe të Kukësit. Në vendim thuhet se “pronarët e pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale të shpërblehen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për sipërfaqen 88 468 metra katrorë tokë truall, me vlerë të përgjithshme 2 305 676 757 lekë”. Sipas vendimit, kjo vlerë do të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, parashikuar në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar. Ndërkohë qeveria ka vendosur që qytetarët që do të legalizojnë objektet informate, do të kenë të drejtë që 80% të vlerës së tyre ta paguajnë me letra me vlerë, përveç taksës së infrastrukturës, e cila është kompetencë e qeverisjes vendore. Vetë Kryeministri Berisha deklaroi se në këtë mënyrë hapet për letrat me vlerë një nga tregjet më të fuqishme të vendit, i cili bazohet në legalizimin e 500 mijë objekteve. Për sa u përket qytetarëve që e kanë paguar vlerën njëqind për qind, Kryeministri sqaroi se qeveria do t’u rimbursojë 80 % të vlerës, të cilën ata do ta paguajnë me letra me vlerë. Gjatë mbledhjes së qeverisë Berisha i sqaroi se nga ky proces do të përfitojnë edhe qytetarët që kanë paguar 100% të vlerës së objektit të legalizuar. “Qeveria do t’u rimbursojë 80% të vlerës që ata do të detyrohen ta paguajnë me letra me vlerë. Me këtë proces ne shkojmë drejt shlyerjes së detyrimit që kemi ndaj më shumë se 1 milion shqiptarëve”, - tha shefi i ekzekutivit.
Duke u ndalur te problemi i pronës, Kryeministri Berisha deklaroi se me gjithë vështirësitë që mbart procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave, qeveria shqiptare nuk do të përdorë vlerë tjetër përveç asaj të tregut për kompensimin monetar apo fizik të tyre. “Duke njohur vështirësitë shumë serioze të këtij procesi, një gjë duhet t’u garantojë pronarëve të këtij vendi: unë personalisht dhe qeveria ime, aktualja dhe ajo që do të vijë me votën e lirë të shqiptarëve, nuk do të përdorë ndonjëherë vlerë tjetër përveç vlerës së tregut për kompensimin monetar apo fizik të tyre”, - deklaroi Berisha. Duke folur mbi këtë problem tepër të ndjeshëm, ai garantoi se në këtë mënyrë do t’u jepet fund të gjitha abuzimeve që janë bërë në emër të pushtetit në këtë drejtim. “Në këtë kontekst, çdo lloj shpifje apo trillimi që përhapin ata që ua kanë marrë edhe centimetrin e fundit të tokës vëllezërve të tyre duke shfrytëzuar pushtetin, janë të tëra të pavërteta. Unë do të qëndroj deri në fund për vlerën e tregut”, - deklaroi i prerë shefi i ekzekutivit.
Administrimi i fondit
Qeveria ka miratuar vendimin, i cili saktëson se fondi i kompensimit të pronave i krijuar me ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” trajtohet si fond special dhe administrohet në një llogari të veçantë, në thesarin e Bankës së Shqipërisë. Sipas vendimit, administrimi i fondit të kompensimit të pronave bëhet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në vendim theksohet se burimet e krijimit të fondit të kompensimit të pronave janë transfertat e Buxhetit të Shtetit për kompensimin e ish-pronarëve, të ardhurat e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, të ardhurat e arkëtuara nga transferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore, në bazë të ligjit të marsit 2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar dhe të ardhura nga donatorë të ndryshëm. Në vendim saktësohet për pronarët e shpronësuar nga procesi i legalizimit të ndërtimeve informale, shuma e pagesës për secilin përfitues përcaktohet me vendim të veçantë të qeverisë, ndërkohë që dhënia e pagesës bëhet me këste të barabarta dhe të shtrira në kohë, në varësi të të ardhurave të arkëtuara nga pronat e legalizuara.
VENDIMI
1. Shpërblimi i pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale në qarkun e Tiranës, të Elbasanit, të Gjirokastrës dhe të Kukësit.
2. Pronarët e pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e zënë nga ndërtimet informale të shpërblehen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 88 468, 6 (tetëdhjetë e tetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tetë presje gjashtë) m2 tokë truall, me vlerë të përgjithshme 2 305 676 757, 68 (dy miliardë e treqind e pesë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë presje gjashtëdhjetë e tetë) lekë. 3. Vlera prej 2 305 676 757, 68 (dy miliardë e treqind e pesë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë presje gjashtëdhjetë e tetë) lekësh, të përballohet nga fondi i kompensimit të pronave, parashikuar në ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar.
4. Ngarkohet Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që në përputhje me këtë vendim të bëjë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme për kalimin e pasurisë së paluajtshme të kompensuar në pronësi të shtetit.
5. Ngarkohen Ministria e Financave, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
Pagat për pushtetin vendor
Qeveria ka miratuar vendimin për klasifikimin e pagave të punonjësve të bashkive së vendit. Sipas vendimit, bëhet një rritje e pagave për nëpunësit civilë të bashkisë së kryeqytetit, struktura dhe nivelet e pagave për nëpunësit civilë në bashkitë e tjera, në njësitë bashkiake të Tiranës dhe për nëpunësit e komunave. Në vendimin e djeshëm të qeverisë bëhet një rishikim i strukturës dhe niveleve të pagave për nëpunësit civilë të këshillave të qarqeve. Në këtë vendim thuhet se “klasifikimi i vendeve të punës në shërbimin civil, për organet e qeverisjes vendore”, zëvendësohet me “klasifikimi i vendeve të punës për nëpunësit civilë të bashkive e të qarqeve dhe për nëpunësit e komunave”.
Tarifat për përdorimin e kullotave
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që cakton tarifat për përdorimin e kullotave dhe livadheve për kullotje dhe kositje, duke e ulur atë sipas kategorive nga 2-4 herë. Vendimi ka si qëllim miratimin e tarifës nën 1 euro për dhënien në përdorim të kullotave dhe livadheve shtetërore, për kullotjen e bagëtive dhe kositje bari, duke synuar lehtësimin e blegtorëve shqiptarë. Nga aplikimi i kësaj tarife do të përfitojnë drejtpërsëdrejti komunat, bashkitë, sektori shtetëror i administrimit të kullotave, si dhe subjekte private që kontraktojnë çdo vit marrjen me qira të kullotave shtetërore e që janë të interesuara për rritjen e treguesve cilësorë të administrimit të tyre.
Pagat e punonjësve në Drejtësi
Qeveria miratoi dje nivelin e ri të pagave për punonjësit me arsim të lartë të administratës gjyqësore, të gjykatave të shkallës së parë, atyre të apelit, si dhe punonjësit e administratës së prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit. Vendimi cakton se kategorizimi për çdo pozicion pune përcaktohet në urdhrin e miratimit të strukturës dhe të organikës së çdo gjykate dhe çdo prokurorie. Specialistët që punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së administratës gjyqësore e të administratës së prokurorive, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, prej 10 mijë lekë mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Ndërkohë që punonjësit e tjetër mbështetës do të trajtohen në pagë në përputhje me vendimin për pagat e punonjësve mbështetës.