E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, fyen punonjësit e policisë, arrestohen 2 persona

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona nën akuzën e fyerjes së punonjësve të policisë. Burime nga policia bënë me dije se janë arrestuar Leonard Prela, dhe Ardian Prela , përkatësisht 30 e 39 vjeç. Këta dy shtetas janë dënuar më parë për plagosje e armëmbajtje pa leje.
 

Arrestimi i tyre u bë pasi një ditë më parë në vëndin e quajtur Ura e Lezhës mbi lumin Drin, në qytetin Lezhë, ata kanë kundërshtuar dhe fyer punonjësit e policisë së patrullës së përgjithshme të Komisaiatit të Policisë Lezhë gjatë ushtrimit të detyrës.

Në lidhje me këtë ngjarje nga ana e strukturave të Policisë u kryen veprimet e para proçeduriale e hetimore.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›