E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi parlamenti cakton datat e deshmive

Komisioni Hetimor per hetimin e demonstrates se 21 janarit percaktoi dje datat se kur do te raportojne kreret e larte te institucioneve lidhur me ate cka ndodhi ne demonstraten e pare te opozites. Sipas vendimit te komisionit ministri i Brendshem Lulzim Basha do te deshmoje ne daten 1 shkurt. Me tej kryeprokurorja Ina Rama e Presidenti Bamir Topi. Me konkretisht jane me 1 shkurt ora 1730 seance me ministrin e Brendshem Lulzim Basha ne lidhje me objektin e hetimit. Me 2 shkurt drejtori i SHISH Bahri Shaqiri ndersa ne oren 1800 te se njejtes dite takim me kryeprokuroren Ina Rama me qellim marrjen ne pyetje. Me 3 shkurt 1730 do te degjohet Presidenti i Republikes zoti Bamir Topi me 4 shkurt zoti Hysni Burgaj dhe komandanti i gardes Ndrea Prendi. Dhe me 5 shkurt seance me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli - deklaroi deputeti Viktor Gumi. Nderkohe listes se personave tabulatet e te cilave do te merren ne hetim nga Komisioni Hetimor i shtohen dhe 2 prokurore e disa gazetare. Anetari i Komisionit Hetimor Gent Strazimiri kerkoi qe te merren ne hetim edhe tabulatet e telefonatave te gazetareve Filip Cakulli Sokol Balla Andi Bushati dhe Mero Baze por dhe dy prokuroreve Olsi Cela dhe Shkelqim Hajdari. Ne liste futet dhe kreu i policise Hysni Burgaj. Do kerkojme tabulatet e zotit Hysni Burgaj drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit Olsi Celes prokuror dhe gazetareve Andi Bushati Filip Cakulli Sokol Balla dhe Mero Baze. Behet fjale vetem per skedaret - deklaroi Strazimiri. Kerkesa e komisionit eshte bere ndaj operatoreve telefonike celulare. Pak dite me pare komisioni kerkoi hetimin e telefonatave te krereve te shtetit Presidentit Kryeministrit kryeprokurores drejtorit te SHISH-it kreut te PS-se dhe 19 deputeteve te PS-se.

Datat e deshmive te zyrtareve te larte

1 shkurt Lulzim Basha

2 shkurt Ina Rama

2 shkurt Bahri Shaqiri

3 shkurt Bamir Topi

4 shkurt Hysni Burgaj

5 shkurt Jozefina Topalli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›