“Gardianët e korruptuar fusin celularët dhe thikat në qeli’
Policët e burgjeve janë personat nëpërmjet të cilëve mbërrijnë deri në qelitë e të burgosurve sendet e ndaluara, si celularët apo thikat.
Drejtues të policisë së burgjeve pohojnë se, pikërisht gardianët dhe rojet e burgjeve janë personeli që korruptohet nga familjarët e të burgosurve, të cilët futin brenda ushqimeve celularë dhe armë të ftohta, që përfundojnë deri te qelitë dhe përdoren pastaj për të kryer veprime të paligjshme nga personat që ndodhen në burg. Krerë të policisë së burgjeve pohuan dje për mediat, se takimet speciale janë një tjetër rrezik për sigurinë në burgjet shqiptare. Sipas tyre, një shembull i mirë për t’u ndjekur janë disa nga vendet evropiane, ligjet e të cilëve ndalojnë që të ketë takime të tilla, ndërsa në Shqipëri ato vazhdojnë për të mos lejuar shkëputjen e të dënuarve nga familjet. Ndërsa nëse shtohen kontrollet, sipas krerëve të policisë së burgjeve mund të cenohet privatësia e të burgosurve.
Sendet e paligjshme
Burime nga burgjet pohojnë se gjatë kontrolleve të herëpashershme nëpër qelitë e të dënuarve, apo dhe ato të paraburgosurve gjenden në masë mjaft sende të ndaluara, si celularë dhe armë të ftohta. Por nuk kanë munguar as rastet kur të burgosurit kanë mbajtur në qeli sharra metali, me të cilat kanë prerë edhe hekurat, por fatmirësisht ndërhyrja policore ka qenë në kohë dhe nuk ka lejuar arratisje. Burime të policisë së burgjeve pohojnë se, pjesa dërmuese e sendeve të ndaluara depërtojnë në qeli nëpërmjet korruptimit të punonjësve të policisë së burgjeve, kryesisht kontrollorëve dhe gardianëve që kryejnë shërbim në ambientet e brendshme të burgut. Këta të paguar nga familjarët apo shokë të të burgosurve apo arrestuarve, dërgojnë nëpër qeli sendet e ndaluara, duke neglizhuar kontrollin e kolegëve apo duke korruptuar ata.
Mbipopullimi
Sipas drejtuesve të policisë së burgjeve, problemi më i madh i institucioneve të paraburgimit, apo atyre të vuajtjes së dënimit mbetet mbipopullimi. Në mjaft raste nëpër qeli të vogla ndodhen persona dy herë më tepër se kapaciteti normal i saj. Kjo justifikohet me faktin se numri i të burgosurve shqiptarë është më i lartë se kapaciteti që ofrojnë institucionet që ka në varësi Drejtoria e Burgjeve. Ndërkohë, për të frenuar ndikimin e kriminelëve te të rinjtë është vendosur që të gjithë personat nën 21 vjeç, që ndodhen në qeli të mbahen të veçuar nga më të rriturit. Kjo vlen edhe për momentin e daljes në ajrim të tyre. Kjo kategori të rinjsh, sipas rregullores së burgjeve ndalohet të dalë në ajrim në të njëjtën kohë me të dënuarit e tjerë në moshë më të madhe. Sipas krerëve të policisë së burgjeve, kjo sjell edhe rehabilitimin më të shpejtë të minorenëve. fa.ma.