E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari i larte Si e pushkatuam Gasper urcine nje dite para vdekjes se Enverit

Ferdinand Dervishi

Ne numrat e shkuar gazeta beri nje panorame te plote te ngjarjes se bujshme te viteve 1984-1985 te falsifikimit te biletave te trenit nga dy grupe te ndryshme. Sipas dokumenteve te hetimit dhe te gjykimit biletat false qe kishin nje vit ne treg ishin diktuar nga dy fatorino te linjes se Shkodres. Me tej policia kishte arrestuar nje shitese te biletave te trenit ne stacionin e Tiranes te quajtur Bukurie Gjeci. Menjehere me pas hetimit te policise i ishin konfiguruar dy grupet e falsifikatoreve. Njeri drejtohej nga ish-muzikanti i njohur Gasper urcia tjetri nga inxhinieri i Drejtorise se Pergjithshme te Postave Shkelzen Doci. Te dy grupet ishin joshur dhe futur ne kete loje me rrezik nga shitesja e cila qe nga viti 1973 kishte futur duart ne xhiron e arkes duke shkaktuar nje deficit prej afer 2 milione lekesh te vjetra te kohes. Sipas llogarive te eksperteve te gjykates i lakuari i madh Gasper urcia ishte i treti ne listen e perfituesve nga shitja e biletave false me 40 mije leke te rinj nderkohe qe shuma me e madhe prej 215 mije lekesh ishte pervetesuar nga shitesja Bukurie Gjeci ndersa i dyti ne radhe ishte inxhinieri Shkelzen Doci me 116 mije leke te perfituara.

Shumekush prej nesh ka nje ngjarje nga jeta qe e vecon. Nje ngjarje qe mbetet thelle rezistente ndaj cdo lloj lavazhi te trurit e qe te mundon per gjithe jeten. Qe te fanepset edhe ne gjume qe te persillet ne enderr ne versione nga me te pabesueshmet qe te ben ty protagonist te ben te ndihesh fajtor pa qene i tille qe e detyron shpirtin te zvarritet te jete kunder dhe te protestoje deri ne peshtirosje qe te shton makthet dhe te ben te zgjohesh i terrorizuar...
Kjo pershtypje te mbetet ne mendje pas takimit prej gati dy oresh me nje ish-punonjes te sistemit te drejtesise ne kohen e komunizmit qe ka marre pjese ne pushkatimin e dy protagonisteve te vjedhjes se famshme me ane te falsifikimit te biletave te trenit. Nje ngjarje qe tronditi jo pak Tiranen e vitit 1985 edhe pse perpikmerisht ne te njejten kohe vdiq duke shkaktuar nje zhurme edhe me te madhe edhe me eklipsuese Enver Hoxha diktatori komunist i shqiptareve.
Njeriu perballe sapo ka kaluar te gjashtedhjetat eshte pensionist vuan nga shqetesimet ne zemer dhe nis te rrefeje se si dikur gjate kohes se diktatures paguhej per te vertetuar paudhesite e krimet e pjeses qe quhej popull. Dhe eshte pikerisht nje nga ata qe kane emrin e firmen perfund nje procesverbali te dates 9 prill 1985 qe verteton pushkatimin e muzikantit Gasper urcia inxhinierit te postes Shkelzen Doci qe te dy te dosjes se falsifikimit te biletave si dhe nje tjeter te burgosuri te denuar per vrasje.
Gjashtedhjetevjecari hoqi rrugen qe te con ne nje lokal te qete diku pas Hotel Tirana zgjedhja e te cilit duket se kishte lidhje me faktin se frekuentohej nga njerez te se njejtes moshe. Duket njeriu qe rezistoi deri ne fund te mos ishte nje protagonist me emer ne kete shkrim ndihej me ngrohte me komod mes te njohurve te vjeter. Ne teme nis te futet vetem pasi rrufit gllenjken e pare te kafes se trazuar me nje grimce sheqer.
Ishte prilli i vitit 1985. Bente acar. Nuk mbahet mend te jete perseritur me nje i ftohte i tille si atehere. Mbase edhe per kete shkak nje dite me pas do te vdiste Enver Hoxha. Kohen nuk e gaboj sepse kjo eshte ngjarja me e rende me e tmerrshme e gjithe jetes. Ishte nje periudhe kur shqiptaret ishin katandisur per buken e gojes dhe sistemi u be shume agresiv ne denime per cdo lloj vjedhjeje. Prandaj edhe i denuan me vdekje keta te biletave te trenit. Mesa mbaj mend vjedhjen e te hollave nese kapercente nje shume te caktuar ne mos gaboj 70 mije leke te vjetra Kodi Penal i kohes e denonte me burg qe shkonte deri me vdekje. Keshtu qe keta te gjoret i shkuan ne plumb. Nuk me harrohet fjala e fundit e Gasper urcise para pushkatimit qe tha se po e vrisnin per 20 mije leke por me shume pershtypje me ka bere ai me i riu Shkelzen Doci. Ate e vrane fare kot... nis te rrefeje njeriu qe duket ende ushqen veten dhe vendos kete ngjarje jashte apo permbi ish-detyren e tij te dikurshme ne nje hallke jo pak te rendesishme te shtetit komunist. Per me teper gjithcka ka nisur e perfunduar naten nen driten e zbehte te elektrikeve te dores. Naten per tu mbeshtjelle edhe me shume nga enigmat. Por edhe fatmiresisht naten per ti lene udhe ndonje vegimi nga ata qe sjell ndonjehere mendja e sterlodhur qe per te gjetur pak prehje e vecon e vendos te raftet e siperme te magazines aty ku stivohen te gjitha jo realet te gjitha te pavertetat te gjitha ato qe rendom quhen pjella te imagjinates.
Te them te drejten ato dy ore te kaluara naten diku ne afersi te Linzes ne rreze te malit Dajt ne nderrimin e datave 9 e 10 prill 1985 pervecse me lane nen shok psikologjik per 15 ditet ne vazhdim me kane lodhur gjate gjithe jetes se mepastajme. Madje jam i bindur se edhe kjo ngjarje duhet te kete ndikuar ne shendetin e rrenuar...
Nje mision i kundershtuar
Njeriu qe rrefehet duket se eshte nga ata qe jane djegur keqas nga ndjekja pas pa u menduar dy here e rutines se diktuar. Ndodh keshtu me qeniet njerezore kur ndihen komod ne nje detyre ku e kuptojne vone se jane nxituar per te bere protagonistet. Ne nje detyre qe ka te beje me nderhyrjen ne jetet e te tjereve apo me vete ekzistencen e metejme te ketyre jeteve. Kur per shkak te statusit te tyre e vendosin veten larg shumices siper saj ne rolin e barinjve rojeve kontrolloreve gjykuesve gjykatesve dhe ne fund kur nuk ka me kohe kur nuk e kuptojne menjehere se cfare jane duke ndermarre kur nuk kane as fuqi sepse gjithcka diktohet nga shume shkalle permbi ta pranojne qofte me rritje agresive te frenimit edhe rolin e ekzekutoreve. Keshtu qe vetegjykimi per kete situate kaptuar dekada rendohet.
eshtja e falsifikimit te biletave te trenit nuk ishte imja. Ate e kishte hetuar duke e cuar ne gjyq kryetari S. Baboci. Ishte data 9 prill 1985 kur shefi na mblodhi dhe na komunikoi se nje nga stafi duhet te ishte prezent ne pushkatimin e dy te denuarve per falsifikimin e biletave te trenit si dhe te nje te treti. Sipas nje rregulloreje ne te tilla raste duhet te ishte nje perfaqesues i akuzes nje njeri qe te permbushte prezencen e shtetit. Kur shefi pa se asnje nuk po dilte vullnetar drejtoi gishtin nga une. Fillimisht mu duk se po bente shaka sepse e kisha ose e konsideroja mik sepse me dukej se kishim respekt te ndersjelle per njeri-tjetrin. Menjehere me pas u trazova dhe i kerkova me ngulm qe te ndryshonte vendimin duke u justifikuar se nuk kisha zemer per te pare skena te tilla. Por shefi per te cilin gjithsesi kam ruajtur respekt nuk levizi nga e tij. Te them te drejten mu duk e rende ajo qe me ngarkuan te beja por po ta dija se cfare do te me shkaktonte ne te vertete mbase do kisha kundershtuar deri ne ate pike sa te ndryshoja rrjedhen e ngjarjeve. Qofte duke marre pasoja mbi supe.
Po ate dite sipas te njejtit ne Prokurorine e Tiranes kishte ardhur nje vendim i Presidiumit te Kuvendit Popullor qe mbante daten 8 prill 1985 dhe qe thoshte se tre te denuarve nje vrasesi ordiner Gasper urcise e Shkelzen Docit nuk u ishte falur jeta. Keshtu qe ekzekutimet sipas nje rregulli tashme te vjeter duhet te beheshin te nesermen me 9 prill 1985 ne prezence te nje ekipi te perbere prej pergjegjesit te forcave te policise nje hetuesi nje prokurori nje mjeku dhe nje sekretari qe duhet te fiksonte gjithcka ne nje procesverbal sidomos fjalen e fundit te se denuarve para pushkatimit nje formalitet i detyrueshem.
Sic kishim rene dakord me pare mua me moren me makine diku te kryqezimi i Farmacise nr. 10. Kujtoj se ngriva nga te ftohtet duke pritur. Makinat ishin disa ndersa ne njeren prej tyre qe me eshte fiksuar se ishte e blinduar mbaheshin tre te denuarit. Ishte ora rreth 2300 e dates 9 prill 1985 dhe kur kalova prane makines qe mu duk e blinduar degjova psheretima te renda te njejta me ato qe ende me fanepsen ne endrra. Nuk e dija me pare sepse nuk kisha pasur rastin as te me rrefenin per histori te ngjashme se ato ishin psheretimat e shpirtrave qe ndienin se pak minuta me pas do te pushkatoheshin...
Te varri i perbashket
Makinat nisen te ngjiteshin rruges se Dajtit dhe une vura re se te gjithe ne kabine nuk flisnin. Vetem shoferi pinte cigare dhe shkundte hirin jashte dritares gjysme te hapur. Kujtoj se ato dite kishte rene edhe debore. Ose gabohem. Po keshtu nuk jam i sakte por me duket se dikush peshperiti se njeri nga te denuarit kishte ditelindjen. Pasi u ngjiten ne Linze makinat u futen ne oborrin e Batalionit te Sigurimit e pershkuan ate ne te gjithe gjatesine dhe ne fund ndaluan. Me tej duhej bere nje cope udhe ne kembe. Kujtoj se terreni vinte me ngritje. Nisem te ngjiteshim varg njeri pas tjetrit me shpejtesi te ulur pasi te denuarit qe i kishin duart te lidhura mezi i hidhnin hapat. Me siguri qe kishte nisur tu helmohej gjaku te mpiheshin prej mendimeve se pak minuta me pas do te qelloheshin per vdekje. Dikur ndaluam rreth 100-150 meter me lart prane nje grope te madhe te hapur. Duhet te kete qene mesi i nates kur nisem nga procedurat. Kujtoj se ne afersi nuk pame asnje varrmihes vetem police te armatosur. Varri i perbashket ishte hapur gjate dites. Ata te toges se shoqerimit qe duket nuk e kishin per here te pare i ulen te denuarit ne toke me kembet varur poshte ne grope. Syprina e siperme e varrit ishte stoli karrigia e fundit ku u ulen...
Ish-nepunesi i shtetit pushon per pak dhe serish mbush goten me uje me doren qe i dridhet. Ndersa kafes i ka nxjerr fundin me tre te kthyera.
Ne kete kohe degjova per here te pare zerin e Gasper urcise. Iu drejtua atij te denuarit per vrasje qe gjate gjithe kohes qahej e na lutej per meshire. Ishte nje djale nga veriu qe kishte vrare nje qytetar per ti grabitur treqind leke. Ngjarja kishte ndodhur ne nje hotel te vogel ne qender te Tiranes. Vjosa mos gaboj. Gasperi i tha me pak fjale se tashme nuk kishte me kohe per lutje e meshire sepse gjithcka kishte perfunduar ishte vendosur. Kujtoj se perdori ca fraza si hajt mor burre mjaft derdellite... kjo pune ka marre fund... Dhe per cudi fjala i beri vend pasi tjetri nuk e hapi me gojen.
Ne kete kohe procedura e kryer ne erresire nen driten e kufizuar te elektrikeve te dores parashikonte futjen ne loje te nje perfaqesuesi te akuzes. Te njeriut qe duhet te ndiqte dhe te garantonte ate qe quhej vullnet i shtetit.
Kishte ardhur radha ime. Para se te denuarit te thoshin deshiren e fjalet e fundit une duhet tu komunikoja vendimin apo me sakte mosndryshimin e vendimit te denimit me pushkatim nga ana e Presidiumit te Kuvendit Popullor. Ne ato kohera pasi gjykatat vendosnin per ekzekutime te denuarit kishin nje mundesi te fundit qe ti falte Presidiumi i Kuvendit. Por keta te zinjte nuk i kishte falur. Me sa me kujtohet kishte falur vetem ate gruan e perfshire ne rrjet ajo qe shiste biletat e falsifikuara... shpjegon njeriu perballe duke porositur edhe nje tjeter gote uje me copa akulli. Kamerieri qe duket e njihte nuk vonon. Nderkohe tjetri rinis ligjerimin Per te shenuar fjalen e fundit por edhe per te hartuar gjithe procesverbalin bashke me ne ishte edhe nje sekretar D. Mata. Kujtoj se ai shkruante duke ndricuar fleten me ane te nje feneri. Kujtoj gjithashtu se ishte shume i sakte. Nje dite me pas kur me solli procesverbalin e daktilografuar per firme pashe se nuk kishte ndryshuar asnje germe nga fjala e fundit e te denuarve. Po le te kthehemi aty ku e lame. Me ndihmen e nje elektriku dore u lexova te denuarve vendimin e Presidiumit te Kuvendit Popullor. Kujtoj se letra nisi te me dridhej ne dore se u ndjeva keq dhe se i shtrengova fort muskujt por pa ndonje ndryshim te dukshem. Ne vazhdim u kerkova qe te thoshin deshiren e fundit...
vijon neser
Ky email po mbrohet prej spambots-ave te duhet JavaScript me e pa

Kur zhvarrosem eshtrat e babaitpame se e kishin lidhur me tel

Ferdinand Dervishi

Gropa ishte germuar ne nje vend me shtuf qe kishte ruajtur mire kufomat.... Nje nga familjaret e muzikantit Gasper urcia te pushkatuar pas akuzave per falsifikimin e biletave te trenit pohon se pas permbysjes se diktatures per ta nuk kishte qene e lehte te shkonin deri tek varri i njeriut te dashur. Shtate vjet me pas me 1992 me mbeshtetjen e nje oficeri te autorizuar te policise djemte e Gasper urcise nuk kishin lene asnje gur pa luajtur qe te gjenin eshtrat e te atit. Ne ate kohe shume njerez kerkonin te afermit e tyre te pushkatuar dhe ndodhte qe pas zbulimit te varreve ne mungese te eksperteve te merrnin me vete eshtrat e gabuara. Por ne na ndihmoi fati rrefen njeri prej djemve te muzikantit te talentuar. Sipas tij dikur dikush u kishte dhene informata te sakta per vendvarrimin e te atit dhe ata ishin nisur bashke me oficerin e policise te ngarkuar me kete detyre. Kufomat ishin gjetur pikerisht atje ku thoshin informatat rreth 150 meter siper ish-repartit te Batalionit te Sigurimit ne afersi te Linzes.
Nisem te germonim dhe kujtoj se dikush na tha se shtufi i ruan me mire kufomat. Por une nuk mund te gaboja eshtrat e babait edhe pse varri ishte i perbashket. Kujtoj se sapo hasem eshtrat punuam me kujdes duke pastruar gjithe vendin me qellim qe te mos ngaterronim qofte nje grimce prej tyre. Ja kisha cuar vet ne burg babait ate bluzen e leshte me ngjyre bezhe me te cilen e keni paraqitur edhe ju ne gazete keto dite te fundit madje njihja mire edhe pantallonat e tij prej stofi kepucet qe i bente me porosi pasi anash gishtit te madh kishte nje gunge syzet... Prandaj nuk u gabuam rrefen nje nga djemte e muzikantit urcia. Po sipas tij eshtrat e te atit ishin te pademtuara madje te futura ne brendesi te bluzes se leshte dhe te pantallonave prej stofi edhe keto pothuaj te pademtuara. Vetem vendet ku ishin qepur pantallonat duket me penj pambuku ishin kalbur dhe shqepur por pjesa tjeter e rrobave ishin te pademtuara. Por edhe eshtrat e dy pushkatuarve te tjere ishin kompakte. Kujtoj se morem me vete edhe eshtrat e Shkelzen Docit dhe ua dhame familjareve rrefen nje nga djemte e muzikantit urcia duke shtuar se ajo qe i kishte mbetur me shume ne mendje ishte pikerisht fakti se ne varr prane kufomave kishin gjetur copa teli. Ishin copa teli jo me te gjata se 40-50 centimetra qe dukej qarte se kishin sherbyer per te lidhur te denuarit para se ti pushkatonin. Kuptohej se kishin shtrenguar mes tyre forma te rrumbullaketa qe perftohen nga kycet e duarve. Kjo lidhje me tel e te denuarve eshte cnjerezore por te pakten pasi i kishin vrare ua kishin hequr permbyll rrefimin djali i Gasper urcise.

Neser do te lexoni

Perjetimet e ish-punonjesit te drejtesise ne momentet e pushkatimit te Gasper urcise Shkelzen Docit dhe nje te denuari te trete.

Fjala e fundit e te denuarve para pushkatimit. Pse muzikanti i njohur nuk leshoi lavde per Partine e Enverin.

Argumentimi i gjykates dhe masa e denimeve per te dhjete te akuzuarit e dosjes se falsifikimit te biletave te trenit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›