Gardiani i 313-tës, godet gruan me mjete të forta, arrestohet
TIRANE- Një gardian i burgut 313 në Tiranë ka përfunduar në pranga pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga Alfred Ndrecën. Arrestimi i 49 vjeçarit është bërë mbrëmë rreth orës 21.00.
Sipas të dhënave të para Ndreca akuzohet se ka kërcënuar dhe më pas ka plagosur me mjete të forta bashkëshorten e tij 32 vjeçar. Konflikti me çiftit, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë, është shënuar në banesën e tyre.
Materialet hetimore në ngarkim të gardianit janë dërguar për procedim të mëtejshëm në prokurorinë e kryeqytetit.
(s.g/balkanweb)