Humbja e dëftesës së pjekurisë, procedura për të marrë dublikatë
31/03/2011 Procedura zgjat deri 15 ditë nga data e depozitimit të kërkesës. Paguhet vetëm tarifa standarde e legalizimit në MASH.
Për të konfirmuar kryerjen e shkollës së mesme personat që për arsye të ndryshme nuk disponojnë dëftesën e pjekurisë mund të aplikojnë për marrjen e dublikatës së saj. Shumë prej kandidatëve që kanë mbaruar ndër vite studimet e shkollës së mesme, por që nuk kanë pasur dëftesën për ta konfirmuar këtë gjë, nuk janë lejuar që të marrin pjesë në provimet e maturës për të fituar një të drejtë studimi në fakultetet publike. Megjithatë, nëpërmjet një udhëzimi të miratuar në Këshillin e Ministrave, përcaktohet edhe procedura që këta kandidatë duhet të kryejnë për t’u pajisur me dublikatën e dëftesës së pjekurisë. Fillimisht kandidati duhet të depozitojë kërkesën në drejtorinë arsimore rajonale që mbulon shkollën ku ka përfunduar arsimin përkatës për t’u pajisur me një dëftesë pjekurie (dublikatë). Kjo kërkesë i përcillet më pas shkollës së mesme. Rregullorja përcakton që dëftesa (dublikatë) do të plotësohet nga drejtori i shkollës sipas përcaktimeve të konfirmuara. Më pas kjo dëftesë i dërgohet sërish drejtorisë apo zyrës arsimore të rrethit përkatës, që do ta legalizojë sipas procedurave për dokumentacionin, që destinohet jashtë shtetit dhe ta dërgojë në Ministrinë e Arsimit. Pas kryerjes së procedurave dëftesa e pjekurisë (dublikatë) do të tërhiqet nga personi kërkues vetëm në ambientet e Ministrisë së Arsimit. Për rastet kur shkolla ku kandidati që nuk disponon këtë dokument është mbyllur, do të ndiqet një tjetër procedurë, ku drejtoria arsimore pas marrjes së kërkesës kryen verifikimin pranë institucionit ku mbahet dokumentacioni zyrtar i shkollës përkatëse. Bazuar në rezultatin e verifikimit plotëson dëftesën dublikatë për kërkuesin, e cila firmoset dhe vuloset nga kreu i këtij institucioni. Në rastet kur një autoritet i huaj kërkon konfirmim të përfundimit të studimeve për një individ në një cikël të caktuar parauniversitar sipas një formulari të caktuar, plotësimi dhe konfirmimi zyrtar të bëhet nga MASH-i. Lidhur me përmbajtjen e këtij dokumenti bëhet me dije se në faqen e parë, poshtë fjalëve “dëftesë pjekurie”, të shkruhet “dublikatë” me të njëjtën tip dhe përmasë germe. Në faqen e dytë, te kolona e lëndëve, të mos shkruhen lëndët, por këto të plotësohen me shkrim dore sipas planit mësimor të shkollës. Te kolona “lëndët mësimore” të krijohen 30 rreshta për të përfshirë maksimumin e mundshëm të numrit të lëndëve për disa tipa shkollash.