Virgine u kontrabandua dhe në 6-mujorin e parë të 2010-ës
31/03/2011 Zgjerohen hetimet e zyrës antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës
Hetuesit: Skema e mashtrimit është përdorur gjatë
TIRANE-Prokurorët e njësisë antikorrupsion kanë shtrirë veprimet hetimore në 6-mujorin e parë të vitit 2010, pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme se gjatë kësaj periudhe janë kontrabanduar sasi të konsiderueshme nafte virgin. Raporte auditi, dëshmi, fatura blerje-shitje dhe shumë dokumente të tjera të kësaj periudhe janë tashmë nën lupën e hetuesve, të cilët lidhur me këtë çështje kanë vënë në pranga 13 persona, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kompanitë “Fisheku”, “Euroil” dhe disa kompani të tjera që aktualisht janë nën hetim dyshohet se aktivitetin e tyre kriminal, jo vetëm që e kanë vënë në zbatim gjatë viteve 2007-2009, por një gjë të tillë duket se e kanë kryer edhe përgjatë 6 mujorit të parë 2010. Hetuesit shprehen se nuk dihet se sa tonelata naftë virgin janë kontrabanduar, por për të mësuar më shumë ata aktualisht janë duke kryer një sërë veprimesh hetimore. Pesë muaj nga dëshmia e Dritan Priftit njësia Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës ka provuar akuzën e kontrabandimit të qindra tonelatave naftë virgin, duke lëshuar 14 urdhër-arreste për personat që dyshohet se janë të implikuar në këtë aferë kriminale. Ky aktivitet është realizuar nga ana e subjektit privat «Euroil» sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj, si dhe në bashkëpunim me subjektin tjetër privat «Fisheku» sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku. Sasia prej rreth 18 mije ton naftë vergin është blerë nga shoqëria e përpunimit të naftës «Armo» sh.a dhe në mënyrë fiktive është pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtë shtetit, duke u tregtuar në Shqipëri si benzinë.
Tabela e të arrestuarve
1. Hajri Elezaj Administrator
2. Ilias Fisheku administrator
3. Martin Fisheku
4. Bajram Fisheku
5. Dashamir Kasaj
6. Edmond Ferraj
7. Flamur Merkaj
8. Vladimir Koteci
9. Gani Prençe
10. Reshat Aleksi
11. Kadri Hajredini
12. Bledar Rama në kërkim