E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Dick Martit paditet për shpifje

31/03/2011  Familja Brama kërkon 10 milionë lekë

TIRANE-Deputeti zviceran Dick Marti, që njihet si përpiluesi i raportit për krimet e UÇK-së gjatë luftës së viteve 1998-1999, do përballet me drejtësinë shqiptare për akuzën e shpifjes. Padia është depozituar në gjykatën e Tiranës nga pronarët e shtëpisë së verdhë, që Marti në raport e specifikon si ndërtesën ku UÇK-ja e ka përdorur si spital ilegal. Kryesuesi i padisë, Imer Brama shprehet se kërkon që gjykata të detyrojë Dick Martin të përgënjeshtrojë raportin e 15 dhjetorit 2010 dhe të paguajë një shumë prej 10 milionë lekësh. Sipas paditësve, Marti nuk ka hedhur baltë vetëm mbi moralin dhe nderin e shtëpisë së tij, por dhe mbi imazhin e Shqipërisë. Por duke qenë se sipas ligjit indirekt është cenuar interesi i familjes Brama, anëtarët e saj i janë drejtuar gjykatës për të kërkuar dëmshpërblim. Lidhur me këtë çështje Prokuroria në bashkëpunim me hetues nga Haga kanë kryer hetime, por s’kanë mundur të gjejnë prova për një trafik të mundshëm të organeve. Pas këtyre veprimeve, situata u qetësua. Mirëpo në dhjetorin e vitit të kaluar, çështja u rizgjua për opinionin publik, pasi Dick Marti bëri publik raportin e tij, duke pretenduar se UÇK-ja në këtë banesë u merrte organet e trupit të burgosurve serbë. Aktualisht pretendimet e raportit do të hetohen nga Prokuroria e EULEX-it në Kosovë.

Ferat Skacaj vrau me thikë Murat Matën

Vrau për borxhin një milion, në gjyq autori

TIRANE- Një borxh i pashlyer prej 1 milion lekësh të vjetra nga ana e pronarit të një lotarie basti sportive, ka sjellë vrasjen e këtij të fundit nga personi që kishte dhënë me qira objektin ku ushtronte aktivitet lotaria. Ferat Skacaj është autori i kësaj vrasjeje, i cili me thikë ka vrarë shtetasin Murat Mata, pasi ky i fundit herë pas herë i kërkonte borxhin e qirasë. Për këtë ngjarje Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar si të pandehur në gjykatë shtetasin Ferat Skacaj duke e akuzuar për veprën penale të “vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, “plagosjes së rëndë me dashje”, si dhe “mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”. Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 5 dhjetor 2010 në një bllok pallatesh, pranë kthesës së Kamzës, të njohur me emrin pallatet e malajzianit, kur Ferat Skacaj goditi disa herë me thikë në bark Murat Matën, 40 vjeç, banues në këtë zonë, duke e lënë të vdekur. Po ashtu Skacaj qëlloi me thikë dhe la të plagosur rëndë kushërinjtë e viktimës, Petrit Matën, djali i xhaxhait të Murat Matës, ndërsa u plagos shoku i tij, Dritan Murati. Fatmirësisht policia arriti të ndalonte autorin e dyshuar të ngjarjes, Ferat Skacajn, të fshehur në një godinë konvikti të Universitetit Bujqësor (Instituti Bujqësor) në Kodër Kamëz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›