Leskaj: Mediat, Berisha u kthye në identitet
Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, akuzoi Kryeministrin Berisha për sulm ndaj mediave të lira.
Sipas Leskajt, deklarata e Berishës është një nga shumë sulmet që ai herë pas here i bën mediave sa herë ato kritikojnë qeverinë. "Deklarata e Kryeministrit nuk më ka çuditur, sepse është brenda vetes. Me gjithë sforcon që përpiqet të bëjë kjo deklaratë, është kthim në identitet që nxjerr krye sa herë që mediat kritikojnë qeverinë. Jo shumë larg, kohë më parë, Kryeministri përsëri sulmoi mediat për çështjen e Gërdecit. Kjo tregon se me gjithë sforcon Kryeministri e ka të vështirë të ndryshojë", tha Leskaj. Kreu i grupit parlamentar socialist tha se përgjegjësinë për dështimet e qeverisë nuk e kanë mediat, por vetë qeveria. "Nuk e kanë fajin mediat që varfëria është rritur me ritme galopante, nuk e kanë fajin mediat që Kryeministri nuk ka realizuar të paktën atë që ka premtuar vetë për rritjen e pagave dhe pensioneve, apo që qeveria nuk ka bërë indeksimin e pagave dhe pensioneve, i cili duhej bërë në maj, sipas ligjit të miratuar nga Parlamenti dhe vendimit të qeverisë së tij. Pozita e vështirë e kryeministrit për mosmbajtjen e premtimeve nuk mund të kalohet me sulm ndaj mediave", tha Leskaj. Dy ditë më parë, kreu i ekzekutivit, gjatë mbledhjes së qeverisë akuzoi mediat se po ushtron terror psikologjik te pensionistët dhe shtresa tjetër që përfitojnë rritjen e pensioneve. Mediat janë shpirtkazëm dhe shpirtzeza kur botojnë se pagat dhe pensionet nuk do rriten më 1 korrik", u shpreh Berisha.