Gardistet qelluan ne ajer kur u hap Kryeministria
Kryeministri Sali Berisha perjashtoi dje mundesine e qellimit mbi protestuesit te Gardes se Republikes. Berisha permendi gjate deshmise se tij se ne momentin qe u hap dera e Kryeministrise garda qelloi ne ajer por ai kembenguli per hetim te plote dhe zbardhje te 21 janarit. Pas 5 ore barbarisht mbi policine dhe garden grushti deshtoi. Ju garantoj se nuk kishte asnje shans zero shans ne kete perplasje mbeten 3 te vrare dhe nje gardist i plagosur 27 police dhe dhjetera demonstrues. Kam dale para shqiptareve menjehere dhe kam theksuar se duke shprehur ngushellimet qe sipas te dhenave paraprake ishin qelluar me arme zjarri nga afer i kerkoj prokurorise te zbardhe rrethanat e ngjarjes. Kjo eshte kerkesa ime me daten 21 janar ne darke ne oren 1900. Ne perpjekjet per nje grusht shteti mund te mos kete asnje viktime mund te kete 3-30 dhe asnje institucion i nje vendi te lire nuk do te merret nga askush. Institucionet nuk preken lirite e te drejtat e qytetareve nuk preken. Ky eshte qendrimi im. Ndaj i kerkova prokurores se shtetit nisjen e hetimeve kush i vrau si u vrane A shmangeshin keto vrasje apo jo Keto jane pergjigje qe duhet ti jape ekspertiza. I eliminuan ata qe kishin ardhur me cadra-pistolete apo i eliminuan gardistet Kur dera u hap qelluan ne ajer para te gjitha kamerave. Qelluan i shkau dora keto jane ceshtje te eksperteve. Puci nuk ndalonte. Ne oren e fundit pucisti Rama u deklaroi shqiptareve se do te protestonin kunder horrave te gardes qe ka vite qe mbron Ramen dhe e mbron me eficence te plote. Kete do te deklaronte pas ores 1 te nates me pas prokurorja e Pergjithshme do te vendoste arrestimin e krereve te gardes qe horrat te vepronin lirshem. Ministri me informoi per kete informacion. Ne keto kushte nuk isha aspak i papergatitur. Ministri lidhet ne telefon me prokuroren ku i thote se nese arrestoni pa asnje hetim te gjithe zinxhirin e komandes se gardes me ke do te mbrojme institucionin. Burime nga prokuroria me informojne se ishte pergatitur grupi i gatshem i cili nese Kryeministri nuk do te eliminohej ne puc do te merrej vendi i tij - u shpreh z. Berisha.