E Diel, 1 Nëntor 2026

Grushti i shtetit nisi dy muaj me pare

Grushti i shtetit i 21 janarit nuk erdhi si rrufe ne qiell te hapur ai ka pasur skenarin tipik pucist qe filloi me montim e falsifikimin e nje videoje nga Edvin Kristaq me ndihmen e nje mjeraku nje persekutori te vjeter te Sigurimit te Shtetit. Para Komisionit Hetimor Parlamentar per ngjarjet e 21 janarit Kryeministri Sali Berisha akuzoi ne menyre te drejtperdrejte kreun e PS-se Edi Rama per skenarin e dy muajve me pare qe te merrte pushtetin me dhune. Berisha permendi se ashtu si ne lsquo97-n donte pushtet me arme por me 21 janar deshtoi pasi policia dhe garda mbrojten ligjin. Ketu eshte dokumenti i njeriut qe 30 vjet me pare do te denonte me deshmine e tij 12 vjet burg nje njeri per hartimin e matures qe kishte bere me te cilin filloi dhe skenari i grushtit te shtetit. Nje video u shfaq zoti kryetar reagimi im ka qene i fuqishem jo se une u lendova personalisht por e konceptova ate si fillimin e nje skenari ogurzi - deklaroi z. Berisha. Kryeministri i pari nga politikanet qe jane thirrur per te deshmuar ne seancat hetimore te komisionit qe ka ne radhet e tij vetem perfaqesues te mazhorances gjate deshmise se tij riperseriti se puci i 21 janarit qe mban firmen e trojkes Edi Rama Gramoz Ruci dhe Skender Gjinushi ishte nje grusht shteti per te marre me dhune pushtetin legjitim te dale nga zgjedhjet e lira. Sipas Kryeministrit grushti i shtetit ishte paralajmeruar me heret nga organizatoret e tij dhe u pergatit me frymen e nje fondamentalizmi ekstrem sic tha Berisha. Puci i 21 janarit ishte nje grusht shteti i organizuar ne perputhje me te gjitha rregullat e nje akti te tille te turpshem ishte nje grusht shteti i cili u paralajmerua ne menyren me te perseritur nga autoret e tij Rama Ruci Gjinushi ishte nje grusht shteti i cili u pergatit me frymen e nje fondamentalizmi ekstrem - theksoi z. Berisha.

Duke theksuar se kjo ishte nje forme e marrjes se pushtetit me dhune e arme nenvizoi Kurre kjo pale nuk ka ardhur ne pushtet nepermjet votes ne 97-n perdori dhunen e armet per te ardhur ne pushtet nuk beri kurre zgjedhje te lira. Bandite kriminele trafikante mercenare rrethuan per 5 ore Keshillin e Ministrave Kryeministrin e vendit me vendosmerine totale per ta pushtuar ndertesen dhe per te lare hesapet me qeverine e dale nga zgjedhjet e lira - theksoi Berisha.
Sipas tij cdo gje ishte e pergatitur ne ate rrethim qe zgjati 5 ore. Ishte pergatitur jo vetem skenari por edhe semantika teknologjia qe do perdorej.
Gjate deshmise se tij Kryeministri tha Ata qe me rrethuan mua ishin bajlozet e nje pushteti te vjeter. Urdhrat banditeve ua jepte kryetari i pucit madje edhe ata qe shqiptaret i nxoren me vote nga pushteti.
Duke vijuar me theniet se puci ishte i paralajmeruar Berisha iu referua nje deklarate te kryesocialistit Rama. Nje nate me pare paralajmeroi Kryeministrin se i duhej te kalonte mbi kufoma - tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›