Gardisti Llupo refuzon statusin e te penduarit
HETIM
Edhe tri te tjeret e grupit te zjarrit nuk kane pranuar oferten e hetuesve per bashkepunim ne baze te ligjit. Per mbrojtjen e deshmitareve dhe te bashkepunetoreve te drejtesise. Ne Garde perflitet se familjes Llupo i eshte akorduar kredi-zero per shtepi nga qeveria dhe te akuzuarit per vrasje vazhdon ti paguhet rroga
TIRAN- Kater efektivet e arrestuar te Gardes se Republikes qe njihen ndryshe sipas planit te masave edhe si grupi i zjarrit mbi te cilet rendon dyshimi i vrasjes se kater demonstruesve te 21 janarit dhe plagosjes se gjashte te tjereve kane refuzuar oferten per statusin e te penduarit per te bashkepunuar me drejtesine.
Me date 7 shkurt 2011-e ne oret e vona te asaj nate jane marre ne pyetje efektivet e Gardes se Republikes konkretisht Agim Llupo Mark Nikolli Agron Malaj Sadik ela dhe Gazmend Ahmetaj. Gjate marrjes ne pyetje me cilesine e personave deklarues dhe me pas me cilesine e personit nen hetim te dyshuarve u eshte ofruar bashkepunim me drejtesine sipas ligjit Per mbrojtjen e deshmitareve dhe te bashkepunetoreve te drejtesise. Por asnjeri prej kater te dyshuarve nuk ka pranuar qe bazuar ne kete ligj te bashkepunojne me drejtesine.
Hetuesit e ceshtjes te parit qe ia kane ofruar kete bashkepunim ka qene i arrestuari i pare i efektiveve te Gardes se Republikes majori Agim Llupo qe mbante njeherazi detyren e shefit te Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes. Mbi te rendon akuza e vrasjes se demonstruesit Ziver Veizi vrasje kjo e provuar nga akt-ekspertimi balistik e krahasues i armes qe kishte ne perdorim i dyshuari Llupo e llojit MP-5 te kalibrit 9 mm me predhen qe eshte gjetur ne trup te viktimes. Te dyshuarit Llupo i eshte kerkuar te bashkepunoje me drejtesine per te treguar te gjitha veprimet e kryera nga ai dhe eproret e tij gjate demonstrates se 21 janarit. Oferta eshte bere ne prani te avokatit mbrojtes per te perfituar statusin e te penduarit. Kete propozim i dyshuari Llupo dhe avokati i tij e kane refuzuar. Llupo per te cilin burime nga Garda thone se vazhdon ti paguhet rroga edhe familjes i eshte ofruar nje banese e re me kredi-zero nga parate e taksapaguesve me firme te kreut te qeverise. Ndersa ne seancat e fundit i dyshuari Llupo mohon gjithcka madje edhe qenien e tij ne dritaren nga u qellua i ndjeri Veizi.
BOX
4 gardistet kane qelluar 117 here ne drejtim te turmes dhe ne ajer
Sipas prokurorise nga keqyrja e vendit te ngjarjes konkretisht ne pjesen veriore te kryeministrise brenda rrethimit jane gjetur dhe sekuestruar 131 gezhoja te plumbave luftarake. Te gjithe keto gezhoja jane gjetur dhe sekuestruar ne vendin qe sipas planit te masave ishin te vendosur kater gardistet e arrestuar qe njihen si grupi i zjarrit. Ne mesin e 131 gezhojave rezultojne se 117 prej tyre jane gezhoja te armeve te llojit MP-5 te kalibrit 9 mm dhe 14 gezhoja te tjera te armeve model 56 te kalibrit 7.62 mm. Sipas akt-ekspertimit balistik e krahasues rezulton se i dyshuari si autore i vrasjes se demonstruesit Ziver Veizi majori Agim Llupo ka qelluar ne drejtim te turmes dhe ne ajer me 43 plumba luftarake.
I dyshuari Gazmend Ahmetaj rezulton se ka shkrepur 46 plumba nga arma e tij MP-5 te kalibrit 9 mm. Mark Nikolli sipas akt-ekspertimit balistik e krahasues rezulton se ka shkrepur 18 here me armen e tij ndersa i dyshuari Sadik elaj ka qelluar 10 here. Ne total rezulton se kater gardistet Llupo Nikolli elaj dhe Ahmetaj kane qelluar 117 here ne drejtim te turmes dhe ne ajer. Vete te dyshuarit nuk kane pranuar se kane qelluar ne drejtim te turmes packa se prokuroria ka provuar se ne kangjellat e rrethimit te kryeministrise ndodhen gjurme te shumta te kalimit te predhave te armes me lartesi 1.60 deri 1.80 cm mbi toke. Pervec 117 gezhojave te gjetura dhe sekuestruara prokuroria ka gjetur dhe administruar ne oborrin e kryeministrise edhe 14 gezhoja te plumbave luftarake te armes modeli 56 te kalibrit 7.62 mm. Por ende nuk eshte provuar se keto plumba nga cili perdorues i armeve te marra ne sherbim diten e demonstrates se 21 janarit jane shkrepur. F.Vezaj
BOX
Statusi i deshmitarit te drejtesise i jepet atij personi i cili ne cilesine e deshmitarit ose te personit te demtuar ben deklarime a deshmon per fakte e rrethana qe perbejne objekt prove ne nje procedim penal dhe qe per shkak te ketyre deklarimeve a deshmive ndodhet ne gjendje rreziku.
BOX
Statusi i bashkepunetorit te drejtesise i jepet atij personi i cili vuan denimin penal ose eshte i pandehur ne nje procedim penal per krime te kryera ne bashkepunim qe ndodhet ne gjendje rreziku per shkak te bashkepunimit me drejtesine te deklarimeve apo deshmive per fakte e rrethana qe perbejne objekt prove ne te njejtin procedim penal ose ne nje procedim te lidhur