E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia fali rrugen e gazsjellsit Trans-Adriatik

Disa zhvillime aktuale po zbardhin te verteten e Paktit Detar te firmosur nga qeveria shqiptare e Sali Berishes dhe nga ajo e Athines - shkruante dje agjensia AMA News. Shkak nuk ishin vetem pasurite nenujore kerkimet e naftes apo gazit por ndertimi i disa gazsjellesve dhe naftsjellesve nderkombetare qe do te kalonin disa vende te Lindjes per tu zbarkuar ne gjirin shqiptar dhe me tej ne Itali.


Keto rrjete transporti qe pritet te ndertohen kalojne edhe nepermjet territorit ujor qe kerkoi Athina dhe firmosi Tirana.
Te gjitha keto i sjellin Shqiperise qindra milione euro fitime ne vit per arken e shtetit dhe per zhvillimin e vendit pa harxhuar apo shpenzuar asgje. Duke ia shitur detin Greqise mbi 200 kilometra keto gazsjelles dhe naftesjelles nuk do te kalonin me ne territorin shqiptar te shitur me marreveshje por ne ate grek. Fitimet do te shkonin per arken e shtetit grek ne menyre qe te mbulonte nje pjese te borxheve qe i ka BE-se pa bere asnje shpenzim - shkruan AMA News.


Dhe per te kuptuar kete pas lajmit per energjine nenujore Itali-Shqiperi Pulja-Bari me poshte lexoni nje tjeter lajm te fundit qe vjen nga firmosja e nje marreveshjeje per gazsjellesin nderkombetar qe do furnizoje Evropen ne te ardhmen. Pas prishjes se marreveshjes se qeverise me Greqine per te shitur detin duket se te mirat do te jene per shqiptaret pasi nga ky gazsjelles perfiton se fundmi Shqiperia dhe mareveshja sapo eshte firmosur.


Gazsjellesi Pipeline Trans-Adriatic dhe operatori kroat Plinacro Ltd. firmosen nje memorandum mirekuptimi per tregun e gazit ne Evrope. Marreveshja 3-vjecare nenkupton se kompanite do te shkembejne informacione teknike dhe koordinojne aktivitetet. Ky ka qene njoftimi i perbashket zyrtar i kompanive rajonale i quajtur TAP Trans-Adriatic-Plincaro. TAP eshte i gjate 520 kilometra 323-milje dhe nepermjet rrjetit qe do ndertohet do te percjelle apo transportoje nga 10 bilione deri ne 20 bilione metra kub gaz ne vit permes linjes Greqi dhe Shqiperi permes Detit Adriatik ne drejtim te Italise ne Jug te rajonit te Puljas dhe me tej ne brendesi te Evropes. Ky gazsjelles nderkombetar do te kushtoje 15 bilion euro 21 bilion USD. EGL AG dhe Statoil ASA secila prej tyre perfitojne 425 per qind te ketij projekti TAP dhe E.ON Ruhrgas AG do te fitoje pjesen e mbetur njoftohet.


Lajmi i firmosjes se marreveshjes mes kompanive eshte publikuar nga reporteret e ceshtjeve ekonomike ne disa media nderkombetare - raporton AMA News.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›