Tirane sekuestrohen 30 kg hashash tre ne pranga

Policia e kryeqytetit ne kuader te operacionit Kufiri ndares 2 ka sekuestruar 30 kg hashash. Aksioni per bllokimin e lendes narkotike eshte zhvilluar gjate nates se te shtunes nga efektivet e Sektorit te Luftes kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Tiranes.
Gjithashtu ne nje konference per shtyp policia e Tiranes deklaroi permes zedheneses se saj se jane arrestuar tre personat pergjegjes Gjergji Qose Genci Zekolli dhe Ylli Abazi te tre lindur dhe banues ne Tirane.
Sipas policise sasia e droges se sekuestruar e cila u gjet ne nje banese ne rrugen Sulejman Delvina ishte e destinuar te shperndahej ne kryeqytet. Ajo u sekuestrua ne cilesine e proves materiale dhe materialet iu kaluan prokurorise per hetime te metejshme.