E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përcaktohen gjysmëfinalistët

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), të hënën, në prani të zyrtarëve të klubeve pjesëmarrëse të katërshit final, ka bërë hedhjen e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, kompeticion ky që do të mbahet këtë fundjavë në Mitrovicë.

Në bazë të shortit, në gjysmëfinale, të premten do të përballen Sigal Prishtina dhe Bashkimi (ora 17:00) dhe Peja me Trepçën (20:00).

Spektakli i Kupës së Kosovës do të vazhdojë të dielën: fillimisht do të zhvillohet finalja në konkurrencën e femrave (ora 18:00) ndërmjet Bashkimit dhe Penzës, ndërsa ndeshja kryesore - finalja e meshkujve fillon në orën 21 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Fitues aktual i Kupës së Kosovës është Sigal Prishtina, që në këtë garë do të hyjë me trajnerin e rikthyer Arben Krasniqi, dhe me dy përforcimet e huaja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›