Gjithmonë tifoz i Arsenalit

Thierry Henry ka pranuar se ai gjithmonë do të jetë tifoz i Arsenalit, edhe pse do të mundohet ta eliminojë ish ekipin e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Barcelona udhëton në Emirates Stadium të mërkurën për ndeshjen e parë të përballjes çerekfinale, ndërsa 32 vjeçari pret mbrëmje emocionuese.
Henry nuk është përballur me Arsenalin prej kalimit te gjiganti katalan në qershor 2007, në transferim me vlerë prej 24 milionë eurosh. “Prej kur kam ardhur në Barcelonë, vetëm një herë jam kthyer në Arsenal. Ishte ndeshja e tyre kundër Blackburnit tre ose katër muaj më parë. Nuk e di si do të reagojnë njerëzit”, tha ai, duke shtuar se e sheh veten si tifoz të Arsenalit.
“Gjithmonë do të jem i tillë. Kur luan Arsenali është e sigurt se do të më gjeni para televizionit”, shtoi ai. Henry ka qenë golashënuesi më i mirë në Angli në katër sezone gjatë tetë vjetëve të kaluara në Londër. Ai ishte votuar futbollisti më i mirë në histori të Arsenalit, në një sondazh të fundit në ueb faqen zyrtare të klubit.
“Jam shumë i emocionuar, do të jetë ndeshje e çuditshme për mua. Para shortit kam thënë se dua të takohem me Arsenalin. Kjo ishte dëshira ime. Por, është e çuditshme”, përfundoi ai. Kampioni i Evropës, Barcelona, do ta pretë Arsenalin në ndeshjen e kthimit më 6 prill.