Rivalët e vjetër

Manchester United do të shpresojë në përsëritjen e finales së vitit 1999 në vend të gjashtë takimeve tjera me Bayern Munichun, kur takohen me gjigantin bavarez në Ligën e Kampionëve të martën.
Ndeshja e vitit 1999, kur gjiganti anglez shënoi dy gola në minutat e fundit për fitore historike 2-1, është njëra prej dy finaleve të kaluara që do të përsëritet këtë javë në takimet e para çerekfinale, pasi Arsenal dhe Barcelona – që u takuan më 2006 – po ashtu përballen mes vete.
Lyon - që eliminoi Real Madridin - do të takohet me rivalin nga Ligue 1, Bordeaux, në përballjen që siguron kalimin e një ekipi francez në gjysmëfinale të garës elite të klubeve evropiane të futbollit.
Edhe pse fitorja e Manchester Unitedit ndaj Bayernit në Nou Camp 11 vjet më parë mbetet në kujtime, rezultatet e tjera të tyre kundër gjigantit bavarez nuk janë aq pozitive: katër barazime dhe dy humbje në gjashtë takime, përfshirë katër nga 1999.
“Historia e takimeve kundër Bayernit në garat evropiane tregon se do të jetë shumë vështirë për ne”, tha menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.
Ndërsa kryetari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, tha: “Prej finales 1999 takimet me Manchester Unitedin kanë qenë shumë interesante. Ky duel ka histori dhe mezi e pres”.
Bayern do të shpresojë se mesfushori holandez Arjen Robben do të jetë i gatshëm për lojë pas lëndimit që pësoi në humbjen 2-1 nga Stuttgart të shtunën. Ndërsa Manchester United do të sulmojë me yllin anglez Wayne Rooney, i cili po kalon formën e tij më të mirë në karrierë.
Në ndeshjen tjetër çerekfinale që zhvillohet të martën mbrëma, Franca do të ketë një përfaqësues në gjysmëfinale për herë të parë nga Monaco më 2004, kur Lyon takohet me Bordeaux.
Lyon kurrë nuk është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Bordeaux ishte në mesin e katër ekipeve më të mira në kupën evropiane më 1985. Pas shtatë titujve të njëpasnjëshëm në Ligue 1, Lyon ka humbur titullin nga Bordeaux vitin e kaluar dhe do të mundohet të tregojë se ende është fuqi që meriton respekt.
Ndeshjet çerekfinale:
Bayern M-Man Utd 20:45
Lyon-Bordeaux 20:45