E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garë për kuratorët

 

I ndërprerë me idenë e "shkrirjes së kufijve mes mediumeve", formave të aplikimit në artet pamore, rikthehet "Marubi", konkursi ndërkombëtar i fotografisë. Galeria Kombëtare e Arteve shpall konkursin për kuratorë të Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë "Marubi '08" dhe të Konkursit Ndërkombëtar të Arteve Pamore "Onufri '08". Të gjithë kuratorët e interesuar duhet të paraqesin pranë Sekretari-Protokollit të GKA-së kërkesën për të marrë pjesë në konkurim, konceptin kuratorial dhe dokumentacionin shoqërues. Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve do të jetë deri në 30 prill për "Marubin" dhe deri në në 31 maj për "Onufrin". Dosjet e paraqitura do të shqyrtohen nga Këshilli Organizativ i Konkursit "Marubi '08" dhe Këshilli Organizativ i Konkursit "Onufri '08". Këshillat pëkatës do të miratohen nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nën kujdesin e të cilës janë të dy konkurset. Konkursi Ndërkombëtari Fotografisë "Marubi '08" do të zhvillohet në muajin shtator, ndërsa "Onufri" parashikohet të zhvillohet në muajin dhjetor. Nuk do të miratohen kuratorë të konkurseve, të cilët nuk kanë paraqitur kërkesë zyrtare pranë Galerisë Kombëtare të Arteve-Tiranë.

a.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›