Garrido: “Liberalizimi, kur të plotësoni kushtet”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Liberalizimi i vizave për shqiptarët do të ndodhë kur të përmbushen detyrimet e udhërrëfyesit”. Kjo ka qenë deklarata e sekretarit të Shtetit për BE-në, Diego Lopez Garrido, gjatë takimit të zhvilluar në Madrid me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu. Sipas Garrigos, pritet raporti i Komisionit Evropian, në mënyrë që të vendoset për aprovimin në muajin maj. Me tej Garrido u shpreh se gjatë presidencës spanjolle mund të ketë mes dy vendeve një bashkëpunim shumëdimensional për të ndihmuar Shqipërinë në përshpejtimin e anëtarësimit të saj në BE. “Ne do të bashkëpunojmë edhe për menaxhimin e fondeve evropiane për përmirësimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit e çështjeve të tjera të lidhura me vlerat e demokracisë evropiane”. Gjatë vizitës zyrtare, ministrja Bregu zhvilloi takime edhe me kryetarin e komisionit parlamentar për BE-në, Aria Canete Migueli, që theksoi të njëjtin qëndrim. Në këto takime Bregu bëri një pasqyrim të plotë të situatës politike në Shqipëri duke theksuar vullnetin e Qeverisë për të arritur në kompromis, duke respektuar Kushtetutën dhe pavarësinë e institucioneve, me qëllim hyrjen e opozitës në Parlament, një hap ky që do të ndihmonte përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Pasi u njohën me situatën politike, anëtarët e Komisionit Parlamentar për BE-në, e cilësuan bojkotin e opozitës si një paradoks politik, që nuk çon në asnjë zgjedhje, në interes të vendit. Deputetët theksuan gjithashtu se janë të gatshëm të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e opozitës shqiptare për rëndësinë e përfaqësimit në parlament, në institucionin ku duhet të miratohen ligjet e nevojshme për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2010