Përmbytjet në Shkodër Ruli informohet për llogarinë e dëmeve
Autori i Lajmit: S.T
Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli, ishte dje në qarkun e Shkodrës ku ka zhvilluar takime për tu njohur me punën e deritanishme që është bërë në terren për llogaritjen e dëmeve në bujqësi e blegtori pas përmbytjeve të këtij fillimviti. Sipas tij, është bërë një punë titanike e pasemergjencës së përmbytjes, në fazën e rehabilitimit, në mënyrë të veçantë nga drejtoritë bujqësore dhe bordet e kullimit për kullimin e ujërave, ndërhyrjet në argjinatura, sidomos ndërhyrja në argjinaturën e Çasit, vënien në funksion të hidrovorëve. Gjithashtu, Ministria sapo ka bërë dhe një rialokim të fondeve të buxhetit të këtij viti, duke përcaktuar prioritetet për investimet në sistemin e kullimit. Pas këtij rialokimi, 40% e fondeve të kullimit të këtij viti, tanimë do të përqendrohen vetëm në këtë zonë. Ministri i ka njohur drejtuesit lokalë edhe me masat që po merr ministria që ai drejton për të thithur sa më shumë financime nga donatorët për projekte në këtë fushë. Ai shtoi se Qeveria shqiptare ka në program zhvillimin e një studimi hidrik të zonës së Shkodrës, një nga zonat më komplekse sa u takon ujërave. Ruli premtoi se Qeveria do të rishikojë dhe një herë skemat mbështetëse të fermerëve, duke lënë kuota më të mëdha dhe duke vendosur procedura të përshpejtuara të përfitimit të tyre, në mënyrë që fermerët e këtyre zonave të kenë mundësi ta rimarrin veten sa më shpejt.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2010