E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garuli: ”PR-ja do të kërkojë vendin që i takon në qeveri”



Nënkryetari i Partisë Republikane, Aleksandër Garuli, është shprehur ditën e djeshme se Partia Republikane është në pritje të rezultateve të hetimit mbi ngjarjen në Gërdec dhe më pas kjo forcë politike do të kërkojnë edhe postin vakant të ministrit në qeveri. “Partia Republikane do të kërkojë atë që i takon në bashkëqeverisje, menjëherë pas përfundimit të hetimeve për ngjarjen e Gërdecit dhe nuk do të mbetet një parti e spostuar, pasi është partia e dytë e maxhorancës pas PD-së. Për këtë arsye, PR-ja do të pretendojë që raportet e saj në maxhorancë të jenë ekuivalente me prezencën e saj politike. PR-ja do të vazhdojë të qëndrojë jashtë qeverisë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së Gërdecit dhe kjo kërkesë e bërë nga kryesia e kësaj force politike është miratuar edhe nga kryeministri e njëkohësisht kreu i PD-së, Sali Berisha. Qëndrimin tonë, për mospjesëmarrje të PR-së aktualisht në qeveri, ne e kemi bërë publike dhe ia kemi paraqitur për korrektesë kryeministrit Berisha. Sigurisht kjo u prit pozitivisht nga kreu i Ekzekutivit, i cili kërkesën tonë jo vetëm e mbështeti, por e konsideroi si 'një vendim që i takon PR-së dhe që do ta respektoj”, - është shprehur Garuli".

26 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›