Kontrata, në të njëjtën ditë MEICO bën shitje 3.7 milionë USD
Zbardhet kontrata paralele e shkëmbimit. Koloneli sudanez, “i privilegjuari” i MEICO-s
Habjon Hasani
Në të njëjtën ditë që i kishte shitur shtetit shqiptar 15 raketa “Strela”, sudanezi Abdul Basit Hamza ka bërë dhe një blerje prej 3 milionë e 700 mijë dollarësh. Kontrata në fjalë fliste për një blerje krehërash të pushkëve të tipeve të ndryshme dhe për municione më të rënda. Sakaq duket se dhe vetë kontratat janë konsideruar “shumë formale” nga palët pasi vetëm në emrat e nënshkruesve ka gabime të përsëritura, ndërsa kushtet e kontratës janë të thjeshtëzuara në maksimum. Gjithsesi, edhe ngarkesa në fjalë është trajtuar me destinacion Sudanin, ndërsa “blerësi”, i cili është dekonspiruar tashmë si ortak i terroristit më të kërkuar të botës, ka qenë dukshëm edhe nën ndikimin e Iranit. Është fakt interesant që Shqipëria nuk ka kryer në këto vite zyrtarisht asnjë kontratë direkte dhe konkrete me këtë shtet, pasi Abdul Basit Hamza rezulton në disa raporte ndërkombëtare si “ushtar i besuar” edhe i krerëve iranianë, të cilët së bashku me Sudanin ishin të lidhur me disa konflikte në Ballkan, Azi dhe Afrikë.
Linjat
“Albania” ka faktuar dje se aktorët e tregtisë të armëve në vitet ‘92-‘96 me MEICO-n korrespondojnë të lidhur me konfliktin e Bosnjes, ndërsa dhe vetë këta të fundit kanë bërë blerje indirekte dhe nëpërmjet firmave turke në Shqipëri. Jo vetëm këto të dhëna, por edhe një sërë “koincidencash” të tjera duket se flasin për “linja” të vjetra bashkëpunimi të krijuara gjatë konflikteve në Ballkan. Por duket se më shumë se çdo gjë tjetër këtë bashkëpunim e “fakton” ngjarja e papritur në Gërdec, e cila hodhi dritë mbi informalitetin total të kontrollit të armëve në Shqipëri. Sipas të gjitha të dhënave, në Gërdec mblidheshin municione të rënda, ripaketoheshin dhe më tej niseshin pa inventar për t’u shitur kush e di se ku. Këtë fakt e përforcojnë edhe disa dëshmi të banorëve, që kanë hedhur dritë lidhur me një fakt të rëndë. Shumica e tyre ka deklaruar se punonin me kohë të pjesshme dhe se më së shumti kryenin ripaketimin e materialeve ushtarake dhe pastrimin e tyre.
Mbulimi
Ndonëse pak ditë më parë kryeministri Berisha dhe Presidenti Topi kanë bërë “gjyq” publik për Shërbimin Informativ Ushtarak (që sipas tyre nuk njoftoi njeri), duket se gjendja nuk ka qenë dhe aq alarmante në kushtet kur krerët e pushtetit kishin lejuar administratorin e kësaj ndërmarrjeje të shantazhonte deri dhe përfaqësues të firmave amerikane të shitblerjes së armëve. Por përveç kësaj lidhjeje të shkurtër, del se në këtë fabrikë nuk punonte asnjë ushtarak, por njerëz tërësisht civilë dhe që për më tepër ishin të patrajnuar. Sakaq, koperturë doli se ishte përdorur një firmë amerikane e quajtur “Southern Ammunition”, për pasojë del se nuk kemi të bëjmë më me çështje ushtarake por me një biznes mirëfilli privat. Por edhe biznes mirëfilli privat është vështirë të quhet nëse mendohet se aty paketohehsin dhe përgatiteshin predha dhe municione të tjera të rënda. Kështu që duket se një mendje e zgjuar ka krijuar një “fantazmë perfekte”, së cilës i qëndronte larg si SHISH-I, ashtu edhe SHIU.
Lidhjet, gjurmët e trafikut drejt Bosnjes
Numri boshnjak i kontaktit i kompanisë fantazmë “Evdin ltd” nuk është edhe aq i rastësishëm. “Albania” faktoi dje se në periudhën 1992-1996, kur vendi ishte nën drejtimin e hekurt të ish-Presidentit Sali Berisha, kompania shtetërore MEICO ka kryer disa shitje armësh, të cilat kishin të shkruar në dokumentacion si destinacion Turqinë (Bosnja ishte nën embargo), porse një prej nënshkruesve ishte një aktor jo pak i njohur i atij që quhet “Qarku boshnjak”, që ka nënshkruar këtë kontratë së bashku me një oficer turk. Senahid Memiç (në pasaportën jugosllave e kishte të shënuar Senario) dhe oficeri turk Ugur Usanma kanë nënshkruar me MEICO-n një kontratë për blerjen e një sasie të konsiderueshme municioni më 30 qershor të vitit 1995. Sikurse rezulton, në këtë periudhë MEICO ka nënshkruar edhe një sërë kontratash me Abdul Basit Hamza, i cili në fakt është i klasifikuar si një ndër njerëzit më aktivë në ngritjen e asaj që quhet “Qarku i Bosnjes” dhe që drejtohej nga Hasan Çengiç. Sikurse rezultoi më vonë në një gjyq të zhvilluar në vitin 1999 ndaj grupit të Hasan Çengiç, edhe Senahid Memiç ishte anëtar shumë aktiv i këtij grupi. Hasan Çengiç, ish-deputet i Bosnje-Hercegovinës dhe ish-ministër i Mbrojtjes i këtij vendi, ndër të tjera rezulton të jetë edhe njëri prej drejtuesve kryesorë të asaj që njihet si “Qarku boshnjak”. Ky i fundit njihet ndërkombëtarisht si përpjekja e realizuar e ish-presidentit Alia Izetbejgoviç për krijimin e një shteti islamik të Bosnje-Hercegovinës. Hasan Çengiç përfaqësonte krahun e armatosur të kësaj përpjekjeje. Gjatë viteve të luftës në vitet ‘90 në Bosnje-Hercegovinë, Hasan Çengiç nuk ka jetuar kurrë në Bosnje, por ka jetuar në Iran dhe Turqi. Megjithëse larg vendit të tij, Çengiç ka drejtuar asokohe të gjitha operacionet për furnizimin me armë të luftëtarëve boshnjakë. Por Çengiç njihet edhe si një “interlokutor” për zhvendosjen e armatimeve, rol ky që ai e luan shumë mirë në sajë të bashkëpunimit të vjetër që ka patur me supertrafikantin rus Viktor Bout, i cili njihet për lidhjet e tij në vendet afrikane, në një pjesë të Azisë dhe Amerikës Latine.
Raporti i NATO-s zbardh zonat e influencës
Një raport zyrtar i NATO-s (nato.int/acad/fellow97-99/lederer.pdf), i botuar në vitin 1999, hedh dritë lidhur me qarqet proislamike në Ballkan ku ndërsa në Bosnje Çengiç cilësohej si personazh i dorës së parë, në Shqipëri përmendej ish-presidenti Sali Berisha. “Në periudhën e presidentit Berisha pati një shtim të madh të fondacioneve, të cilat kishin të ardhura financiare të siguruara nga organizatat terroriste”, - shkruhet për Shqipërinë. Ndërkohë që për Bosnjen shkruhet: “Një pjesë e fondeve të ardhura nga prurjet terroriste në Bosnje u menaxhuan nga Hasan Çengiç”. Tashmë del në dritë dhe kjo kontratë që fakton drejtpërdrejt kontributin që ka dhënë Shqipëria në drejtim të grupeve proislamike në Bosnje, por edhe në kontratat që ka firmosur me donatorët e këtyre grupeve (Abdul Basit Hamza). Sikurse është faktuar, të gjitha operacionet e shitblerjes së armëve janë drejtuar totalisht nga Hasan Çengiç, kështu që këto indicie flasin për një “linjë” të vjetër bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe “faktorit” Çengiç në trafikimin e armëve që duket se janë “rizgjuar” sërish pas ndërtimit të punishteve të vdekjes në Gërdec, e jo vetëm.
26 Mars 2008