“Qarku boshnjak”, MEICO, kontrata dhe me celulën e Sarajevës
Zbardhet kontrata me njeriun e besuar të Hasan Çengiç. Çengiç në rrjetin islamik dhe ortak i supertrafikantit Viktor Bout
Habjon Hasani
Numri boshnjak i kontaktit i kompanisë fantazmë “Evdin ltd” nuk është edhe aq i rastësishëm. “Albania” sot fakton se në periudhën 1992-1996, kur vendi ishte nën drejtimin e hekurt të ish-Presidentit Sali Berisha, kompania shtetërore MEICO ka kryer disa shitje armësh, të cilat kishin të shkruar në dokumentacion si destinacion Turqinë (Bosnja ishte nën embargo), porse një prej nënshkruesve ishte një aktor jo pak i njohur i atij që quhet “Qarku boshnjak”, që ka nënshkruar këtë kontratë së bashku me një oficer turk. Senahid Memiç (në pasaportën jugosllave e kishte të shënuar Senario) dhe oficeri turk Ugur Usanma kanë nënshkruar me MEICO-n një kontratë për blerjen e një sasie të konsiderueshme municioni më 30 qershor të vitit 1995. Sikurse rezulton, në këtë periudhë MEICO ka nënshkruar edhe një sërë kontratash me Abdul Basit Hamza, i cili në fakt është i klasifikuar si një ndër njerëzit më aktivë në ngritjen e asaj që quhet “Qarku i Bosnjes” dhe që drejtohej nga Hasan Çengiç. Sikurse rezultoi më vonë në një gjyq të zhvilluar në vitin 1999 ndaj grupit të Hasan Çengiç, edhe Senahid Memiç ishte anëtar shumë aktiv i këtij grupi.
Drejtuesi
Hasan Çengiç ish-deputet i Bosnje-Hercegovinës dhe ish-ministër i Mbrojtjes i këtij vendi, ndër të tjera ai rezulton të jetë edhe njëri prej drejtuesve kryesorë të asaj që njihet si “Qarku boshnjak”. Ky i fundit njihet ndërkombëtarisht si përpjekja e realizuar e ish-presidentit Alia Izetbejgoviç për krijimin e një shteti islamik të Bosnje-Hercegovinës. Hasan Çengiç përfaqësonte krahun e armatosur të kësaj përpjekjeje. Gjatë viteve të luftës në vitet ‘90 në Bosnje-Hercegovinë, Hasan Çingiç nuk ka jetuar kurrë në Bosnje, por ka jetuar në Iran dhe Turqi. Megjithëse larg vendit të tij, Çengiç ka drejtuar asokohe të gjitha operacionet për furnizimin me armë të luftëtarëve boshnjakë. Por Çengiç njihet edhe si një “interlokutor” për zhvendosjen e armatimeve, rol ky që ai e luan shumë mirë në sajë të bashkëpunimit të vjetër që ka patur me supertrafikantin rus Viktor Bout, i cili njihet për lidhjet e tij në vendet afrikane, në një pjesë të Azisë dhe Amerikës Latine.
Raporti
Një raport zyrtar i NATO-s (nato.int/acad/fellow/97-99/lederer.pdf), i botuar në vitin 1999, hedh dritë lidhur me qarqet proislamike në Ballkan ku ndërsa në Bosnje Çengiç cilësohej si personazh i dorës së parë, në Shqipëri përmendej ish-presidenti Sali Berisha. “Në periudhën e presidentit Berisha pati një shtim të madh të fondacioneve, të cilat kishin të ardhura financiare të siguruara nga organizatat terroriste”, - shkruhet për Shqipërinë. Ndërkohë që për Bosnjen shkruhet: “Një pjesë e fondeve të ardhura nga prurjet terroriste në Bosnje u menaxhuan nga Hasan Çingiç”. Tashmë del në dritë dhe kjo kontratë që fakton drejtpërdrejt kontributin që ka dhënë Shqipëria në drejtim të grupeve proislamike në Bosnje, por edhe në kontratat që ka firmosur me donatorët e këtyre grupeve (Abdul Basit Hamza). Sikurse është faktuar, të gjitha operacionet e shitblerjes së armëve janë drejtuar totalisht nga Hasan Çingiç, kështu që këto indicie flasin për një “linjë” të vjetër bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe “faktorit” Çengiç në trafikimin e armëve që duket se janë “rizgjuar” sërish pas ndërtimit të punishteve të vdekjes në Gërdec, e jo vetëm.
Krerët e “Qarkut boshnjak”
Hasan Çengic
Senad Sahimpasiç
Bakir Alispahiç
Fatih el-Hasanein
Fikret Abdiç
Ed’hem Biçakçiç
Alija Delimustafiç
Nadzisa Tabakoviç
Senahid Memiç
Ahmed Musiç
Fadil Sunj
Muhamed Çatiç
Husein Zivalj
Dervis Djurdjeviç
LEGJENDA E ZHVILLIMEVE
A) 10 mars 2008, arrestohet në Tailandë supertrafikanti i armëve Viktor Bout.
B) Viktor Bout dhe ish-ministri boshnjak Hasan Çengiç ishin ortakë që nga viti 1992.
C) Në vitin 2006 u kap një avion plot me armë i porositur nga ortakët Bout-Çengiç.
D) Më 15 mars 2008, në Shqipëri (Gërdec) shpërthen një bazë ilegale e çmontimit të municioneve, ndërsa kanë nisur hetimet për trafikimin e tyre.
E) Hasan Çengiç konsiderohet si “koka” e trafikut të armëve në Bosnje dhe me lidhje të forta me botën radikale islamike (Raporti për hetimet e 11 shtatorit).
F) Më 30 qershor 1995, i besuari i Çengiç, Senahid Memiç, ka nënshkruar kontratë për blerje armësh me MEICO (kontrata e botuar sot në “Albania”).
G) Kontrata e nënshkruar në kohën kur MEICO ishte nën kontrollin e SHIK-ut (sikurse do të vërtetohet ditët në vazhdim) dhe asokohe pati kontrata dhe me sudanezin Abdul Basit Hamza që cilësohet si një ndër donatorët e boshnjakëve.
I) Raportet e NATO-s e radhisin Shqipërinë e viteve 1992-1997 si një ndër bazat e fondacioneve të sponsorizuara nga terroristët islamikë.
25 Mars 2008