Obama nominon Jim Jong Kim për shef të BB-së

Ky person, që në moshën 5-vjeçare kishte emigruar nga Koreja Jugore në Shtetet e Bashkuara, është mjek i diplomuar në Harvard, i cili ka shërbyer si drejtor i Departamentit për AIDS në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Duke e shpallur nominimin, presidenti Obama u tha gazetarëve se “është koha për një profesionist të zhvilluar që ta udhëheqë agjencinë më të madhe botërore për zhvillim”.
Shtetet e Bashkuara zakonisht e nominojnë presidentin e Bankës Botërore, ndërsa Europa e cakton shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Banka Botërore, me 187 anëtarë, fokusohet në luftimin e varfërisë dhe promovimin e zhvillimit, duke ndihmuar me kredi.
Zyrtarët besojnë se përvoja e Kimit do t’i kundërshtojë kritikat e vendeve në zhvillim, se Shtetet e Bashkuara e kontrollojnë presidencën e Bankës Botërore.
Presidenti aktual i Bankës Botërore, Robert Zoelick, do të tërhiqet në muajin qershor.