Europa po përballet me një "lloj të ri terrorizmi"

Europa përballet me një kërcënim të ri “xhihadist”, nga terroristët e rritur brenda vendeve europiane.
Rob Wheinright, kreu i Europolit, tha se lloji i ri e terrorit islamik në Europë është “më shumë i decentralizuar dhe i vështirë të gjurmohet”.
Komentet e Wheinrightit për agjencinë e lajmeve Associated Press vijnë pasi që një francez me prejardhje algjeriane vrau ushtarë, fëmijë hebre dhe një rabin në Francë, në një periudhë kohore prej 9 ditësh.
Muhamed Merah vdiq më 22 mars, gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në apartamentin e tij në Toulous, ku edhe ishte ngujuar.
Wheinright e sheh një ndikim të fshehtë të Al Qaidës në sulmet e Francës.