E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vettel siguron pol-pozicionin e 10-të

Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 15:39

Kampioni dhe lideri aktual në Formula 1, ngasësi i Red Bullit, Sebastian Vettel siguroi pol-pozicionin e tij të 10-të të sezonit në xhiron e fundit të kualifikimeve për garën për Çmimin e Madh të Italisë, në shtegun e Monzas.

Vettel shtegun e gjatë 5.7 kilometra e kaloi me kohën 1 minutë e 22.613 sekonda.
Një gabim i vogël nga Lewis Hamilton në McLaren i prishi atij xhiron e fundit por britaniku do të niset nga radha e parë përkrah Vettelit.

Ngasësi tjetër i McLarenit, Jenson Button dhe Fernando Alonso në Ferrari ndajnë radhën e dytë. Pas tyre vijnë Mark Webber në Red Bull dhe Felipe Massa në bolidin tjetër të Ferrarit.

Michael Schumacher, pesë herë fitues në Itali do të niset nga pozita e tetë para kolegut të tij nga Mercedes, Nico Rosberg. Gara zyrtare për Çmimin e Madh të Italisë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 14.00.

Rezultatet e kualifikimeve:

1. Sebastian Vettel1:22:613
2. Lewis Hamilton+0.450 sek.
3. Jenson Button+0.502
4. Fernando Alonso+0.566
5. Mark Webber+0.697
6. Felipe Massa+0.913

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›