Gates në Prishtinë: Ushtarët amerikanë deri në 2009 në Kosovë
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes së SHBA, Gates ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Gates konfirmoi praninë e trupave amerikane ne Kosovë deri në fundin e vitit tjetër. Gates hodhi poshtë sugjerimet se udhëtimi nënkuptonte dërgimin e një sinjali për Rusinë. Vizita e tij është e para e një zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.
PRISHTINË- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates shprehet se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë trupat e tyre në Kosovë deri në më e pakta në fund të vitit 2009. Ai ndodhet sot në Prishtinë për takime me krerë të lartë të vendit. Gates mohoi se vizita e tij është një mesazh për Rusinë në prag të debatit që pritet të mbahet sot ne Asamblenë e OKB-së për nismën serbe kundër Kosovës. Gates theksoi se qëllimi i vizitës së tij është thjesht të takohet me ushtarakët amerikanë që ndodhen me mision në Kosovë Robert Gates, nënvizoi gjithashtu mbështetjen për operacionet paqeruajtëse të NATO-s.
Robert Gates mbërriti sot për një vizitë disaorëshe në Kosovë. Vizita e tij, konsiderohet si ajo e zyrtarit më të lartë amerikan që ka ardhur në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. Asnjë sekretar amerikan i Mbrojtjes nuk ka qenë në Kosovë që nga viti 2001.
Pak para takimeve i shoqëruar nga gazetarët, Gates hodhi poshtë sugjerimet se udhëtimi nënkuptonte dërgimin e një sinjali për Rusinë. Rusia e ka kundështuar pavarësinë e Kosovës dhe ndodhet në konflikt me Perëndimin pas zhvillimit të një lufte me Gjeorgjinë në muajin gusht. Që atëherë, Rusia ka njohur rajonet e shkëputura gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut si republika të pavarura, një veprim që shihet gjerësisht si një përgjigje për qëndrimin amerikan ndaj Kosovës.
"Unë nuk e konsideroj Kosovës si oborrin e pasëm të Rusisë", tha Gates, kur u pyet se si do t'i përgjigjej Rusia vizitës së tij.
"Qëllimi im primar i udhëtimit në Kosovë është të vizitojë trupat amerikane ne Kosovë". "Rotacioni i ardhshëm mendoj se do të na çojë deri në nëntor të vitit të ardhshëm", u deklaroi Gates gazetarëve që e shoqëronin.
Forca shumëkombëshe e NATO-s në Kosovë (KFOR) prej 16 000 trupash, përfshin edhe një kontigjent prej 1 600 ushtarësh amerikanë.
Qëndrimi i shkurtër në Kosovë bëhet në kuadër të një turneu të sekretarit Gates në Evropë. Kreu i Pentagonit do të takohet sot në Kosovë me liderë të lartë. Pasdite Gates do vizitojë edhe Maqedoninë.
(d.b/BalkanWeb)