Thaçi kundërshton propozimin për makinat e deputetëve
PRISHTINE-Ende pa marrë formë zyrtare propozimi i Kryesisë së Kuvendit për shpërblimet shtesë për deputetët e Kuvendit të Kosovës, sinjali i parë kundër vjen nga qeveria. Kryeministri Hashim Thaci e ka cilësuar këtë masë si të papërballueshme për Buxhetin e Kosovës. Propozimin që deputetët të kenë makina zyrtare deri në 6 mijë euro, shtesa për karburante dhe zyra, Kryeministri i Republikës së Kosovës e vlerëson se të papërballueshëm për buxhetin e kufizuar të shtetit më të varfër në rajon.
Kryeministri premtoi se shumë shpejt harmonizimi i pagave në insituticione do të rregullohet me ligj. Ai theksoi se propozimi i Kryesisë së kuvendit nuk është propozim i vetëm partive në koalicion, pjesë e së cilës është ai, por i kryesisë ku janë të përfshira partitë parlamentare.
(d.b/BalkanWeb)