E Diel, 1 Nëntor 2026

Mali i Zi, Vujanovic: E pamundur shtyrja e njohjes së Kosovës

 

PODGORICE- Presidenti malazez reagoi ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm serb Jeremic duke e cilësuar deklaratën e tij si “jo diplomatike” Filip Vujanovic tha se Mali i Zi asnjëherë nuk i ka ngulur thikë apo ka punuar pas shpine së dikujt.
Ai theksoi se është e pamundur që të shtyhet më tej deklarimi për Kosovën për shkak të vazhdimit të integrimit të Mali të Zi në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Një ditë më parë ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic u shpreh se njohja e Republikës së Kosovës nga Mali i Zi do të ishte një thikë pas shpine për Serbinë.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›