Mbërrin në Prishtinë sekretari amerikan i mbrojtjes, Gates
PRISHTINË - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, mbërriti sot në Prishtinë për një vizitë disaorëshe në Kosovë. Gjatë vizitës në Prishtinë, Gates do të takohet me drejtues kosovarë dhe do të vizitojë ushtarët amerikanë të KFOR-it. Lajmin e njoftoi një gazetar i AFP-së. Pritet qe Gates pas Kosovës të shkojë dhe në Maqedoni. Vizita në Maqedoni do të realizohet po sot.
(d.b/BalkanWeb)