Gates për vizitë në Kinë

Nga Express më 08 janar 2011 në ora 13:54
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, ka nisur sot vizitën në Kinë, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ushtarak SHBA-Kinë dhe për të inkurajuar dialogun mes dy ushtrive.
Gates do të takohet me presidentin Hu Jintao – vetëm dy javë para vizitës së paralajmëruar të Husë në Washington – si dhe me zyrtarë të lartë të ushtrisë kineze.
Shefi i Pentagonit ka thënë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të bashkëpunojnë në çështjet ku kanë interesa të përbashkët strategjikë, siç janë: sjellja provokative e Koresë së Veriut, zhvillimi i armëve të shkatërrimit në masë në Iran, armët bërthamore, pirateria dhe terrorizmi.
Në prag të udhëtimit, Gates citohet të ketë vlerësuar se marrëdhëniet ushtarake mes SHBA-së dhe Kinës po riparohen.