E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati formimi i Gjykatës Administrative

Gjykata Administrative, e cila deri më tani ka qenë vetëm një ide e shoqatave të biznesit duket se do të formohet shpejt. Në takimin e parë prezantues të projektligjit "Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative", shoqatat e biznesit, përfaqësues të ministrisë së drejtësisë, asaj të ekonomisë janë njohur me parimet bazë të kësaj nisme. Në takim, u bë prezantimi për një ndër të rrallat nisma ligjore që ka gjetur pëlqimin e forcave politike. Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë tha se projektligji është një risi, dhe plotëson një institucion që i ka munguar bizneseve dhe ekonomisë së tregut. Me këtë projektligji, synohet që biznesi dhe shteti të jenë të barabartë kundrejt ligjit, dhe jo siç ka ndodhur deri më tani, ku bizneset janë në varësi të apelimeve që parshikohen në ligj. Hartuesit e projektligjit, shprehen se me miratimin e tij do të ketë shpejtësi në zgjidhjen e konflikteve pasi ka afate të përcaktuara qartë për zgjidhjen e proceseve gjyqësore. Projektligji është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të OECD-së, ministrive të linjës dhe Konfindustrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›