E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku: Abuzime të shumta me fondet buxhetore

Nivelet e korrupsionit në administratë nuk kanë ndryshuar aspak, dhe një sërë ligjesh vijojnë të shkelen. Kontrolli i Lartë i shtetit, filtri kryesor i zbatimit të ligjit në administratë, bën të ditur se rezultatet e luftës kundër korrupsionit janë minimale dhe abuzimet me fondet buxhetore janë të konsiderueshme.Kreu i KLSH, Robert Çeku ka akuzuar disa segmente të administratës se nuk zbatojnë ligjet në lidhje me përdorimin e fondeve publike. Deklarata e kreut të KLSH-së, u bë gjatë mbylljes së projektit CARDS  2004, ku pasqyrohet edhe e gjithë veprimtaria dhe planet strategjike të KLSH-së gjatë viteve 2005-2008.

Si gjithmonë tenderat vijojnë të regjistrojnë shkeljet më të mëdha. Zoti Ceku tha se korrupsioni më i madh paraqitet ne prokurimet e infrastrukturës, ku dhe janë të përqendruara pjesa më e madhe e investimeve buxhetore.

Sipas Çekut qëllimi kryesor ka qenë arritja e objektivave të parashikuar, me qëllim përshpejtimin e proceseve të ndryshme për arritjen e një standardi në përputhje me BE-në.

Projekti CARDS 2004 kap një vlerë rreth 1 mln euro, në një kohë që përfaqësuesit e BE e cilësuan si një nga projektet më të suksesshme të ndërmarrë gjatë 10 viteve të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›