Shqiptarja, në pyetje nga prokuroria greke
Do të merret sot në pyetje nga prokuroria greke gruaja rome nga Shqipëria e cila pretendon të jetë mamaja e fëmijes që mendohet të jetë Denise Pipitone, e humbur vite më parë në Itali.
Rezultatet e ADN-së, të cilat pritet të dalin deri nesër në mëngjes do të përcaktojnë përfundimisht nëse vajza është Denise Pipitone ose jo.
“Jemi duke bërë maksimumin të nxjerrim rezultatet sa më shpejt të jetë e mundur, por është një çështje që kërkon kohë” – ka thënë prokurori i çështjes.
Nga sytë duket Denise Pipitone, por do të jetë testi i ADN-së ai që do të përcaktojë nëse fëmija 8-vjeçar është vërtet ajo. Vajza është ndaluar në ishullin Kos të Greqisë e shoqëruar nga një nënë shqiptare rome. Denise Pipitone është zhdukur katër vjet më parë në Mazara del Vallo në Itali, ndërkohë që luante përpara shtëpisë së gjyshes së saj. E ëma, Piera Maggio, ka parë mbrëmë fotografitë e vajzës në kompjuterin e karabinierëve italianë dhe ka thënë se ka të njëjtët sy si vajza e saj. Por – ka vazhduar ajo- dua të rri me këmbë në tokë dhe të pres rezultatet e analizave.
Ishte një turiste italiane që ka ndaluar të blejë diçka dhe ka ngelur e habitur nga italishtja që fliste vajza e vogël, ndërkohë që e ëma e saj nuk dinte asnjë fjalë italisht.
Gruaja rome e cila pretendon të jetë e ëma ka pasur gjithmonë probleme me policinë për shkak të dokumenteve malco.