E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhe aktorja më e paguar është ...

Nicole Kidman është  cilësuar aktorja më e paguar në Hollywood në listën e dytë vjetore të bërë nga Forbes. Ajo ka qenë në krye të listës duke pasuar kështu fituesin e vitit të kaluar australianin Russell Crowe.

Ndërkohë filmat e Kidman kanë fituar vetëm 1 dollarë për çdo dollar që ajo është paguar, krahasuar me 8 dollarë një vit më parë.

“The Invasion” një riprodhim i filmit klasik të vitit 1956 “Invasion of the Body Snatchers” ka humbur 2.68 dollarë për çdo dollarë që ajo është paguar.

Raportohet se Kidman është paguar 17 milionë dollarë për rolin e saj në film.

“Përveç fitores së çmimit Oscar për performancën e saj në filmin e vitit 2002 “The Hours”, Kidman është renditur si aktorja më e paguar e Hollywoodit” – thuhet në revistën Forbes. Filmi i ardhshëm “Australia” pritet ti rrisë edhe më shumë fitimet e bukuroshes.

E dyta në listë nga femrat vjen Jennifer Garner, me filmat “The Kingdom” dhe “Catch and Release”. Këta filma janë vlerësuar se fitojnë 3.6 dollarë për çdo dollar që ajo është paguar.

Ish-bashkëshorti i Kidman, Tom Cruise, vjen i treti në listë me 4 dollarë të fituar për çdo dollar që ai është paguar.

Në revistën Forbes thuhet se renditja është bërë duke parë performancën e aktorëve në tre filmat e fundit dhe fitimet totale.

Ndër 10 më të paguarit janë edhe Cameron Diaz, Jim Carrey, Nicolas Cage, Drew Barrymore, Will Ferrel dhe Cate Blanchett.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›