E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi përkujton 10 vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit

Presidenti i Republikës, Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi vizituan familjen e Azem Hajdarit sot, dhjetë vjet pas vrasjes së tij,  një ndër figurave më të spikatura dhe me kontribut të pamohueshëm në lindjen e pluralizmit dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

Me një vlerësim të lartë dhe emocion të veçantë, Presidenti Topi, gjatë bashkëbisedimit me familjarët, kujtoi dhe ndau me ta disa prej momenteve më të vyera dhe të pashlyeshme të punës dhe të miqësisë me Azem Hajdarin, duke theksuar forcën e tij të personalitetit, kurajon dhe besimin tek populli dhe e ardhmja demokratike e Shqipërisë, çfarë e vunë Azemin në krye të lëvizjes studentore të viteve 90-të, që do të mbetet në memorien tonë historike si një themel i fuqishëm i një epoke të re të zhvillimit kombëtar. Familjarët e të ndjerit Azem Hajdari falenderuan Presidentin Topi dhe Zonjën e Parë, duke shprehur njëkohësisht edhe një herë mirënjohjen për Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” që iu akordua dy ditë më parë nga Kreu i shtetit në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›