Çifti grek rreh për vdekje emigrantin shqiptar
Një çift grekësh kanë rrahur deri në vdekje një emigrant shqiptar. Një çift bashkëshortësh grekë e kanë goditur pa pushim në kokë 57-vjeçarin shqiptar me shishe dhe mjete të tjera të forta. Të gjithë të pranishmit në vendngjarje janë habitur nga kjo skenë makabre, ndërkohë që emigranti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka vdekur rrugës për në spital nga hemorragjia. Çifti grek është shoqëruar në polici, dhe versioni i tyre për këtë vrasje makabre është se shqiptari u kishte ngacmuar vajzën, gjë që ata nuk mund ta lejonin. Policia e Selanikut vazhdon hetimet rreth ngjarjes.