E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovari i akuzuar për vrasjen e “Kristinës” Hoxha, nuk kam lidhje me tranvestitin, kam jetuar jashtë TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurimit personal “arrest me burg”për shtetasin

24/09/2009  Kosovari i akuzuar për vrasjen e “Kristinës”

TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurimit personal “arrest me burg”për shtetasin kosovar Sejfedin Hoxha. Prokuroria e solli Hoxhën në gjykatë me akuzën e “vrasjes me dashje”. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse është vërtetuar apo jo lidhja që mund të kenë pasur tranvestiti i vrarë disa ditë më parë në qendër të Tiranës me shtetasin kosovar. Para gjyqtares së gatshme, Sejfedin Hoxha është shprehur se prej dhjetë vitesh jeton jashtë vendit dhe nuk ka asnjë lidhje me tranvestitin me emrin Kristina. “Unë nuk e njoh fare kush është Kristina. Ju lutem më kuptoni. Jetoj prej dhjetë vitesh jashtë vendit dhe nuk kam lidhje me të”. Kështu mësohet të jetë shprehur para gjykatës Sejfedin Hoxha i marrë tashmë në përgjegjësi penale për vrasjen e tranvestitit me emrin Kristina në qendër të Tiranës katër ditë më parë. Ngjarja për të cilën akuzohet shqiptari nga Kosova ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së datës 20 shtator. Tranvestitit iu pre fyti me thikë dhe më pas u la në afërsi të ish-hotel “Drinit” në gjendje të rëndë.

A. Çuka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›