Pagesat e energjisë me vlera joreale
09/03/2009 ERE paraqet raportin vjetor në Kuvend. Shqetësim mospajisja e konsumatorëve me matës
Nepravishta fajëson OSSH-në: Nuk janë bërë përpjekjet e duhura
Mospajisja e abonentëve me matës elektrikë si dhe faturimi i energjisë në vlera joreale janë dy shqetësimet kryesore të Entit Rregullator të Energjisë. Kryetari Bujar Nepravishta përmes raportit njëvjeçar të depozituar në Kuvend ka theksuar se OSSH-ja nuk ka bërë përpjekjet e duhura për eliminimin e këtyre fenomeneve. Gjithashtu ai ka prezantuar në mënyrë të hollësishme situatën energjetike në 2008-n, ku ka evidentuar problemet dhe ka dhënë rekomandimet për çdo rast.
Faturimi
Për procesin e faturimit të energjisë elektrike ERE vëren se gjatë vitit 2008 ka pasur parregullsi për sa i përket sasive të faturuara për klientët. Disa herë nuk është respektuar intervali mujor i faturimit, por është faturuar në intervale përtej mujore, çka ka sjellë një pagesë suplementare dhe të padrejtë nga ana e klientëve. Klientëve me matës të dëmtuar shpesh u faturohet energjia në mënyrë aforfe. Disa herë në llogaritjen e dëmit ekonomik të shkaktuar nuk zbatohen metodikat përkatëse, por veprohet arbitrarisht. Gjithashtu duhet evidentuar fakti se nuk kryhet faturimi për klientët me lexim zero të matësit, po ashtu nuk kryhet faturimi për energjinë e pikut për klientët që duhet të përfshihen në këtë kategori. Sasia e energjisë reaktive që faturohet i përket një numri shumë të vogël klientësh dhe shpesh nuk veprohet në përputhje me rregullat dhe procedurat përkatëse. ERE i rekomandon OSSH-së të marrë masa të menjëhershme për të përmirësuar punën në strukturën e furnizimit publik me pakicë, me synim gjetjen e mënyrës për një lexim të matësve që eliminon subjektivizmin e lexuesve.
Pajisja me matës
Plotësimi me matës elektrikë i klientëve të energjisë elektrike nga ana e OSSH-së përbën një problem që as KESH-i dje dhe as OSSH-ja sot nuk kanë mundur t’i japin zgjidhje. Kjo dukuri, sipas ERE-së, është përgjegjësi e këtyre shoqërive, të cilat janë angazhuar në vite dhe nuk e kanë zgjidhur ende. Gjatë 2007-s KESH-i nuk pajisi asnjë klient me matës. Kjo bëri që gjatë 2008-s numri i klientëve të OSSH-së u rrit nga 998 754 që ishte në fund të 2007-s, në 1 042 923 klientë, ose 4.4 % më shumë. Numrin më të madh, rreth 88 % të të abonentëve, e zënë Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Fieri. ERE i ka kërkuar OSSH-së që për vitin 2009 të llogarisë mirë nevojën për matës, duke marrë në konsideratë klientët që marrin energji në mënyrë të paligjshme, si dhe matësit e dëmtuar pa mundësi riparimi, në mënyrë që të shteren të gjithë argumentet që deri më sot kanë synuar të përligjin pa argumente bindëse faturimin aforfe.
Humbjet e energjisë
Një nga problemet më të rëndësishme që ndikon në mënyrë kronike në uljen e efiçencës së përdorimit të energjisë elektrike, në rritjen e pamotivuar të kërkesës për energji elektrike si dhe rritjen e çmimeve dhe tarifave të energjisë mbetet problemi i humbjet së energjisë elektrike, që janë më të mëdha se ato që evidentohen në sistemet normale elektroenergjetike të vendeve të zhvilluara. Humbjet e energjisë elektrike, përfshirë ato teknike dhe joteknike, përfaqësojnë sfidën më të vështirë dhe me efektin më të rëndë dëmtues në veprimtarinë ekonomiko-financiare të OSSH-së. Ato dëshmojnë edhe për punën e madhe që duhet bërë në mënyrë që ky problem të gjejë zgjidhjen e duhur. Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2007 kanë rezultuar e 35.4 %, ndërsa për vitin 2008 humbjet teknike dhe joteknike, në saje të një pune më të mirë, por ende të pamjaftueshme të strukturave të OSSH-së, rezulton të jetë 32.74 %. Humbjet e përgjithshme për këtë vit rezultojnë 33.99 %, nga të cilat humbjet teknike 19.8 % dhe ato joteknike 13.5 %.
Konsumi
Për vitin 2008 konsumi më i madh i energjisë elektrike rezulton nga klientët familjarë 55.6 për qind të konsumit të përgjithshëm të faturuar, me një ulje të vogël ndaj vitit 2007 për këtë kategori klientësh. Ndërsa sektori privat zë vetëm 32 për qind, çka tregon se stadi aktual i zhvillimit të vendit tonë është ende larg nivelit të vendeve të zhvilluara.
Furnizimi
ERE e vlerëson vitin 2008 nga pikëpamja e sigurisë energjetike si vitin e fundit me shkallë të ulët të sigurisë në furnizimin e konsumatorëve me energji. Furnizimi i konsumatorëve ka qenë 6300 twh (teravatorë), nga e cila 3 770 twh janë prodhim vendi dhe 2417 twh e importuar. Prodhimi vendas i energjisë elektrike përbën 60 % të konsumit të përgjithshëm.
Ndërprerja
Gjatë vitit 2008 ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë për shkaqe të përligjura (defekte në sistemin e furnizimit), por gjithashtu duhet të pohojmë se ka pasur edhe disa ndërprerje abuzive nga zona të caktuara ë OSSH-së me qëllim përmirësimin e indeksit të humbjeve të energjisë elektrike në zonat përkatëse, çka përbën një dukuri të palejueshme.