Rusia, Gus Hidink largohet në qershor
Zyrtare
Trajneri Gus Hidink ka konfirmuar se do të largohet nga drejtimi i Kombëtares ruse të futbollit. Prej 30 qershorit, “strategu” holandez nuk do të mbajë më postin drejtues të skuadrës surprizë në Euro 2008. Hidink, i cili nuk arriti që ta kualifikonte Rusinë në fazën finale të Botërorit 2010, e ka anonçuar përpara kohe largimin nëpërmjet kolonave të gazetës “De Telegraaf”. “E morëm këtë vendim me synimin që t’i japim kohë federatës për të gjetur pasardhësin tim”, shpjegoi ai. Për shërbimet e trajnerit 63-vjeçar interesohen Juventusi e Liverpuli në rang klubesh, por edhe përfaqësuesja nigeriane.
#