Gati lista e votuesve romë
KORÇE - Lista e votuesve romë dhe egjiptianë mbërriti dje në zyrën e aplikimit të kartave në Korçë. Komisioni i ngritur për hartimin e këtyre listave sapo ka filluar punë. Sipas drejtuesve të shoqatave të romëve dhe egjiptianëve në Korçë, numri i votuesve arrin në rreth 4300 persona. Ata shprehen mosbesues për të arritur pajisen për të gjithë anëtarët e komuniteteve të tyre me karta identiteti. Drejtoria e informacionit pranë Bashkisë u shpreh se lista e paraqitur rezulton të jetë e rregullt dhe përmban të gjitha kërkesat që parashikon ligji. Sipas premtimit të dhënë nga kryeministri Berisha, këto komunitete do t’i marrin kartat falas, për shkak të nivelit të ulët ekonomik që ato kanë. j.gj