Gati paratë për dy shkolla të reja
SHKODER – Banka Botërore investon 1.2 milion euro për 2 shkolla 9-vjeçare në qytetin e Shkodrës.
Dy objektet arsimore do të ndërtohen në zona ku ka mbipopullim të banorëve, siç është lagjja “Mark Lula” dhe ajo Industriale. Për këtë investim, në Bashkinë e Shkodrës gjatë paradites së djeshme është zhvilluar një takim pune mes drejtuesve të saj dhe një grupi ekspertësh të fushës së arsimit të BB-së, kryesuar nga Richard R.Hopper. Gjatë takimit me kryebashkiaku Luka ata kanë kërkuar të marrin një informacion të hollësishëm mbi përpjekjet e pushtetit lokal për të zhvilluar strukturën arsimore në qytetin e Shkodrës. Zonat e caktuara për ndërtimin e shkollave të reja janë informate, të cilat aktualisht janë të pambuluara. Kjo bën që fëmijët të ecin çdo ditë deri në 1 km për të ndjekur mësimin e detyrueshëm 9-vjeçar. r.d