E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, në flakë fabrika e plastikës

VLORE – Një fabrikë prodhimi të produkteve plastike dhe pajisjeve hidrosanitare u përfshi mbrëmë nga flakët e shkaktuara nga një shkëndijë elektrike. 

 Godina ndodhet në fshatin Panaja të Vlorës, flakët e së cilës kanë rrezikuar dhe shpërthimin e depozitave me lëndë kimike të firmës që ndodheshin disa metra larg. Zjarri ra rreth orës 20:00, duke përfshirë të gjithë ambientin e fabrikës. Punëtorët dhe banorët e zonës nisën menjëherë punën për të shuar flakët, ndërsa u lajmëruan dhe forcat zjarrfikëse. Sipas ekspertëve, të dhënat e para flasin për një problem në linjën elektrike, e cila shkaktoi një dëm të konsiderueshëm. Pranë fabrikës së plastikës ndodhet një tjetër e prodhimit të vajit të ullirit, e cila ka shpëtuar nga flakët.                          q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›